KQZ u pret gjoba 139 njësive
vendore: Nuk kanë sjellë listat

TIRANE - Vonesat, në publikimin e listave të zgjedhësve dhe hartave, e kanë detyruar KQZ-në të publikojë 139 njësitë vendore dhe emrat e drejtuesve të tyre në të gjithë Shqipërinë, të cilëve iu janë prerë gjoba administrative.

Zëdhënësja e KQZ-së bëri të ditur sot pasdite se "në zbatim të Kodit Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur u është kërkuar njesive të qeverisjes vendore dhe zyrave të gjendjeve civile pranë tyre, informacion, si autoritete përgjegjëse, për publikimin e ekstratit të përbërësve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit në njësitë përkatëse të qeverisjes vendore".

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", - tha ajo, -"konstatoi se pas masave të marra, që kanë të bëjnë me gjobitjen e drejtuesve të 139 njesive vendore, ka patur përmirësim të dukshëm të situatës dhe sot ky detyrim është plotësuar edhe nga 73 njësi vendore. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konstaton me shqetesim se disa njesi vendore ende nuk kane paraqitur prane ketij Komisioni informacionin per qendrat e votimit.  Siç dihet, afati ligjor i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ka përfunduar ndaj KQZ do të vazhdojë marrjen e masave administrative kundrejt  drejtuesve të njesive vendore deri në plotësimin e detyrimit ligjor nga ana e tyre".
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë