KQZ, vendim kundër bojkotit të
komisionerëve, në zgjedhje

KQZ, vendim kundër bojkotit të<br />komisionerëve, në zgjedhje
TIRANE - KQZ po shqyrton rregullat për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Neni 56 i Kodit përcakton se dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen në Komision, si koalicion zgjedhor në shkallë vendi. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit e marrëveshjen përkatëse, do ketë: shprehjen e vullnetit të partive përkatëse për të qenë pjesëtare të këtij koalicioni; emrin e koalicionit; shkronjat nistore të tij, etj.

“Në bazë të nenit 98 të Kodit Zgjedhor në fletën e votimi përbri emrit të subjektit që kandidon vendoset logo e partisë, shkronjat nistore e emri i kryetarit të partisë. Neni 6 i Kodit Zgjedhor përcakton se subjektet zgjedhore kanë të drejtë të caktojnë nga një vëzhgues në KZAZ, KQV dhe për çdo tavolinë në vendin e numërimit të votave. Në rast se partitë politike paraqiten në zgjedhje si koalicion të drejtën për të caktuar vëzhgues e ka vetëm koalicioni”, thuhet në relacion.

Ekspertët ligjorë të KQZ-së prezantuan draftin, i cili parashikon që partitë politike të regjistruara në KQZ si subjekt zgjedhor duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin e koalicionit dhe marrëveshjen përkatëse, e cila duhet të mbajë parasysh disa rregulla si: shprehjen e vullnetit të partive për të qenë pjesëtare të këtij koalicioni; emrin e koalicionit; shkronjat nistore të tij, etj.

Gjithashtu, KQZ do të vendosë sot dhe mbi procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e shtetasve që mund të emërohen si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve, në rastet kur mungesa e tyre e bën të pamundur vendimarrjen apo funksionimin e komisioneve. Në zbatim të kësaj dispozite është përgatitur një pr/udhëzim i veçantë, ku janë parashikuar rregullat për përzgjedhjen dhe trajnimin e këtyre shtetasve.

KQZ do të shqyrtojë dhe një projektvendim të administratës për një listë shtetasish rezervë për trajnim, në rast të krijimit të vendeve vakante pas largimit të komisionerëve të ZAZ. “KQZ jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve shpall në gazetat me tirazh me të madh kombëtar si dhe në faqen e tij të internetit, interesin për të rekrutuar shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së, në rast se krijohet vakanca sipas Udhëzimit të KQZ” thuhet në vendim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet