TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fletët e votimit të mos digjen por të riciklohen. Në mbledhjen e nisur në orën 11:00 të paradites së sotme, anëtarët e KQZ-së kanë diskutuar për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit. Anëtarët e KQZ-së, kanë kërkuar nga qeveria që të sigurojë fondet për të bërë asgjësimin e fletëve të votimit.
Sipas administratës së KQZ-së, në lidhje me asgjësimin e fletëve të votimit do të bëhet një tender, ku ftohen të marrin pjesë kompanitë e interesuara. Ndërsa sipas tyre të gjithë punonjësit do të jenë të kontaktuar nga ky institucion.
ERMIRA KOÇI KANDIDATJA E RADHES QE PRITET TE PLOTESOJE VENDIN VAKANT TE LEFTER KOKES
Ermira Koçi do të jetë kandidatja që do të zëvendësojë deputeten e dorëhequr të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit. Zëvendësimin e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas listës shumëemrëore.
Vendi vakant në listën shumëemërore të LSI në Durrës i lënë nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, u plotësua fillimisht nga Silvana Maksuti, për t'u pasuar nga Klodjana Pashkaj, të cilat dhanë dorëreqjen. Pas dorëheqjes së Pashkajt, ky vend u plotësua nga Ermira Koçi, e cila është femra e tretë dhe e fundit në listën e LSI-së për qarkun e Durrësit. Por vetëm pasi të bëjë betimin në Kuvend, Ermira Koçi do të quhet zyrtarisht një prej deputeteve të qarkut Durrës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com