KQZ vendos për renditjen e partive 
te fleta e votimit, PS nr 26; PD nr 18

KQZ vendos për renditjen e partive <br />te fleta e votimit, PS nr 26; PD nr 18
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunën renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjen e 21 qershorit. Kështu KQZ vendosi renditjen për 61 partitë që garojnë në këto zgjedhje, ku:
PS mban numrin 26,
PD mban numrin 18,
LSI mban numrin 36,
PR mban numrin 12,
PDIU mban numrin 46,
LZHK mban numrin 17.
PSD mban numrin 3.
PKD e Mark Frrokut mban numrin 1.
PBDNJ mban numrin 6.
 
Por Ky vendim pritet të ankimohet e ndoshta të hidhet sërisht shorti për shkak se PS dhe partia social-punëtore të cilat kanë sigla të përafërta mbajnë numrin 26 dhe 27 e mund të ngatërrohet nga votuesit.
Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit garojnë 61 parti të ndara në 2 koalicione, ai I majtë që është Aleanca për Shqipërinë Europiane që ka 37 parti politike në përbërje, koalicioni I djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet që ka në përbërje 15 parti politike , ndërsa 9 parti të tjera shkojnë të vetme në zgjedhje. Listën e partive politike në këto zgjedhje sipas shortit e kryeson Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut, ndërsa ndiqet nga Partia e Minoritetit grek për të ardhmen dhe numrin 3 në fletën e votimit e mban Partia Social Demokrate, PBDNJ e Vangjel Dules mban numrin 6 në fletën e votimit.

listat

listat

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete