KQZ vendos:S'u hiqet mandati 13 deputetëve e 8 kryebashkiakëve
Pas dëgjesës dhe shqyrtimit rast pas rasti KQZ vendosi që të mos u hiqet mandati asnjërit prej 13 deputetëve dhe 8 kryebashkiakëve, që kishin plotësuar formularin e vetëdeklarimit jashtë afatit të përcaktuar nga ligji. VIDEO
Asnjë deputet dhe kryebashkiak nuk humbi mandatin si pasojë e mos deklarimit të saktë në formularin e dekrimanlizmit të të dhënave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota të përfaqësuesve të majtë që të rrëzojë kërkesat për ndërprerje mandati për 13 deputetë dhe 8 kryebashkiakë që riplotësuan formularët.
Mes tyre dhe ish kryeministri Berisha, kreu i komisionit të sigurisë Spartak Braho, deputetët Ristani, Gaci, Dogjani, Halimi, Mima, Bzheta, Tafaj, Kosta, Qefalia dhe Shehu.
Në fakt prokuroria e përgjithshme i kishte kërkuar KQZ së të merrte vendim vetëm për dy kryebashkiakët e Poliçanit dhe Tepelenës, Adriatik Zotkaj e Tërmet Peci, që nuk kishin deklaruar vepra penale me gjobë ose me burg.
Por institucioni që menaxhon zgjedhjet vendosi të marrë vendim për të gjithë zyrtarët e lartë që kishin riplotësuar formularët duke deklaruar të dhëna të reja kryesisht ndryshim gjeneralitetesh.
Sipas ligjit të dekriminalizimit atyre automatikisht u hiqej mandate për fshehje të dhënash.
Anëtarët e djathë në komision u larguan para se të merrej vendimi pasi e quajtën këtë një shoë politik për të shpëtuar dy kryebashkiakët e inkriminuar.
Sipas tyre, në muajt e fundit para fushatës po futen në një thes me ata që kanë kryer krime dhe persona të cilëve gjenda civile u ka ngatërruar gjeneralitetet si në rastin e deputetëve Berisha, Halimi e Dule.
Pasi shpalli vendimin kryetari i KQZ-së i kërkoi prokurorisë të sillte të tjerë emra zyrtarësh kaq të lartë ne KQZ, por jo për ndryshim emri.