KQZ vendos sot për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e sotme për të vendosur lidhur me mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Në mbledhjen e sotme, katër anëtarët e KQZ do të votojnë për asgjësimin e fletët e votimit dhe të materialeve të tjera zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme.
 
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, ditën e Hënë, më datë 01.09.2014, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Projekt-vendim: “Për një ndryshim në Vendimin nr.8, datë 10.02.2014, “Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013.
 
Projekt-vendim: “Hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS