KQZ verifikon të premten formularin
e deputetit të PD, Dashamir Tahiri

KQZ verifikon të premten formularin<br />e deputetit të PD, Dashamir Tahiri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë formularin e vetëdeklarimit të deputetit të PD, Dashamir Tahiri.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, thuhet se KQZ do të marrë në shqyrtim projektvendimin: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publikë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, z. Dashamir Tahiri, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 

KQZ dyshon se deputeti Tahiri ka fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Në dokumentin e plotësuar prej tij dhe të publikuar në faqen zyrtare të KQZ, ish-deputeti i PDIU deklaron se nuk ka qenë as nën hetim dhe as i dënuar ndonjëherë për një vepër penale. 

formulari dashamir tahirit

formulari dashamir tahirit

(Formulari i vetëdeklarimit i deputetit Dashamir Tahiri)

Ndërsa në fillim të viteve '90, deputeti Tahiri ka deklaruar në formular se ka qenë emigrant në Itali nga viti 1990 deri në 1993. Pyetjes nëse ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, Tahiri është përgjigjur me "Po". Sipas asaj që deklaron në formular, ai ka jetuar për 3 vjet në Modena të Italisë. 

formulari vetedeklarimit dashamir tahiri

(Tahiri ka qenë emigrant në Itali nga 1990-1993)

Ende nuk dihet nëse KQZ ka indice për deklarim të rremë të Dashamir Tahirit në formularin e vetëdeklarimit. Në rast se ka dyshime për këtë, KQZ autorizon Prokurorinë për hetime të thelluara, njësoj siç bëri me formularët e kryebashkiakëve Artur Bushi e Elvis Rroshi. 

KQZ do të verifikojë të premten edhe formularët e 3 anëtarëve të këshillave bashkiakë, të Basri Elezis dhe Abedin Oruçit të Bashkisë Kukës si dhe të Gjon Pjetrit të Bashkisë së Mirditës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë