Ky draft i cili pritet të shqyrtohet në komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë kësaj jave është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj i cili duke iu referuar Kodit Zgjedhor tha se qendrat e votimit nuk mund të ngrihen në këto ambiente pasi ka rrezik për manipulim. Ai solli në vëmendje zgjedhjet e 2009 dhe 2011 ku votimet në Kamzë dhe Paskuqanit kanë qene mjaft problematike për shkak të vend votimeve në ambiente private.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së akuzon KQZ se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me kompaninë spanjolle INDRA për projektin pilot, që do të zbatohet në qarkun e Tiranës për Sistemin Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve në këtë qark. Sipas Gjoncaj nuk i është vënë në dispozicion asnjë kopje e kësaj kontrate,duke e bërë këtë institucion jo transparent.
Vetëm një ditë më parë zëdhënësja e KQZ-së tha se është nënshkruar kontrata mes KQZ-së dhe ka theksuar se vonesat në përzgjedhjen e kompanisë fituese për këtë projekt erdhën jo vetëm për shkak të kompleksitetit të tij por edhe për shkak të rritjes së Qendrave të Votimit në Qarkun e Tiranës, të cilat nga 875 QV në zgjedhjet e vitit 2011 u bënë 1420 QV këtë viti.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)