KQZ zëvendëson Nishanin
mandatohet Vath Tabaku

KQZ zëvendëson Nishanin<br />mandatohet Vath Tabaku
TIRANE- Vath Tabaku është deputeti që zëvendëson Bujar Nishanin në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjes së këtij te fundit si President i Republikes. KQZ i mbledhur paraditen e sotme mandatoi Tabakun në vend të Nishanit si personi i 16-të në listën emërore të PD-së për zgjedhjet e 2009.

Aktualisht Vath Tabaku ushtron detyrën e Dekanit në Fakultetin e Shkencave Pyjore që prej 2008. Tani ai duhet ta lejë këtë detyrë të ushtrojë tashmë atë të deputetit. Kuvendi zgjodhi pasditen e 11 qershorit me 73 votat e mazhorancës Bujar Nishani si Presidentin e ardhshëm të Republikës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian