KQZ zëvendëson Olldashin
betohen në Kuvend 7 deputetë e rinj

TIRANE- Shtatë deputetë të rinj që i janë shtuar Parlamentit kanë bërë betimin e marrjes së mandatit në nisje të seancës së sotme plenare.
 
Betimi u bë pas leximit të raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin “Për verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj”.
 
Vladimir Kosta, Anduel Xhindi, Enkeleda Shkreli Shamku, Adelina Rista, Miranda Rira, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka kanë bërë betimin e tyre duke iu bashkëngjitur në këtë mënyrë kolegëve të tjerë.

Shtimi i deputetëve do të sjellë edhe ndryshimin në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.
 
KQZ ZEVENDESON OLLDASHIN
Ndërkohë KQZ u mblodh sot në mëngjes për të plotësuar vendin vacant të mbetur bosh rreth një mua më parë nga ndarja nga jeta e deputetit të PD-së Sokol Olldashi. KQZ miratoi kërkesën e Kuvndit për të mandatuar deputetin e ri të PD-së në qarkun e Fierit i cili sipas listës shumëemërore i takon Bedri Mihajt.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)