Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë zëvendësimin e mandateve të deputetëve të qarkut të Vlorës Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri.
 
Pas vendimit në mbledhjen e fundit të KQZ ku për efekt të ligjit të dekriminalizmit KQZ ndërpreu mandatin e deputetëve të të LSI e të PDIU, këta të fundit janë zëvendësuar tashmë me Flamur Çelën e LSI dhe Edmond Zejno të PDIU.

Kreu i KQZ bëri edhe sqarimet përkatëse ligjore për këtë vendim, ndërsa 7 anëtarët votuan pro zëvendësimit të mandateve.
 
Ndërkaq dy ish-deputetët Selami dhe Tahiri i janë drejtuar me kërkeksë Gjykatës Administrative për pezullim vendimit të KQZ për ndërprerjen e mandatit të tyre deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Po ashtu Dashamir Tahiri ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe në Kolegjin Zgjedhor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com