KQZ zëvendëson Luiza Xhuvanin
Mira Shehu, deputetja e re e PS

KQZ zëvendëson Luiza Xhuvanin<br />Mira Shehu, deputetja e re e PS
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me katër vota pro, plotësimin e vendit bosh të ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani me Mira Shehun, kandidaten femër që e pasonte atë në listën e qarkut të Vlorës. Luiza Xhuvani dha dorëheqjen më 5 nëntor, pas katër vrasjeve që kreu djali i saj në një lokal nate. Dorëheqja e saj u bë para mediave në prani të Kryeministrit.
 
Mira Shehu, deputetja e re e Qarkut të Vlorës ka numrin 9 në listën e kandidatëve por sipas rregullores nëse largohet një deputete femër ajo duhet të zvendësohet përsëri me një femër. Mira Shehu ka lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike te UPT.
 
Ne vitin 2003 ka përfunduar Shkollën Pas Universitare UPT. Në vitin 2007 merr Gradën Shkencore ”Doktor i Shkencave” dhe në vitin 2009 merre Titullin akademik Profesore e Associuar.

Deputetja më e re e Parlamentit të Shqipërisë, Mira Shehu është renditur e 9-ta në listën e PS-së në zgjedhjet e qershorit të 2013-ës.

Sipas rregullores, kur një deputet lë mandatin në këtë rast zonja Xhuvani, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas, KQZ mblidhet dhe bën kalimin e mandatit tek kandidati tjetër që është në listën shumë emërore të qarkut Vlorë.

Edhe pse në renditjen e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë më përpara kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, sipas Kodit Zgjedhor, mandati i lënë nga një femër i kalon një kandidateje tjetër femër.
 
Sipas këtij kriteri, ajo që pritet të marrë mandatin e lënë nga Xhuvani është Mira Shehu. Në rast se kandidatja Shehu refuzon të marrë këtë mandat atëherë i kalon femrës tjetër pasardhëse e cila në këtë rast është Neime Gjika.

KQZ miraton projektvendimin për referendum vendor në Rubik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pranimin e kërkesës së nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor, për çeshtjen e qeverisjes vendore të Bashkisë Rubik dhe modelin e fletës tip.

 Projektvendimi konsistonte “për shqyrtimin e kërkeses së nje grupi nismëtarësh, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në Bashkinë Rubik”.


KQZ, në rend dite edhe rekomandimet për Kodin Zgjedhor
Një tjetër pikë me rëndësi që ishte parashikuar në këtë mbledhje, kanë qenë edhe rekomandimet që KQZ i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me përmirësimet e mundshme të Kodit Zgjedhor.

Sa i përket këtyre rekomandimeve, ato kanë të bëjnë me përmirësime të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.PDF - Rekomandimet e KQZ për Kodin Zgjedhor

Konkretisht, sipas KQZ ndër rekomandimet e bëra, ka të bëjë edhe ajo e garantimit të votës për personat me aftësi të kufizuar. Nga ana e saj, KQZ rekomandon se Kodi Zgjedhor duhet të forcojë dispozitat për garantimin e të drejtës për të votuar për këtë kategori. Për këtë KQZ rekomandon ngritjen e një komisioni për të garantuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuar, ndërsa parashikohen gjobvënie për pushtetin vendor në rast të mosrespektimit.

Një tjetër rekomandim i propozuar ka të bëjë edhe me disa masa të posaçme për rritjen e pjesëmarrjes së grave  në organet e zgjedhura. Po ashtu rekomandime nga ana e KQZ drejtuar Kuvendit kanë në qendër financimin e partive politke në fushatat zgjedhore si dhe rekomandime për fushatën zgjedhore dhe median.

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS