KQZ: Zgjedhjet e 1 shtatorit në
rrezik, partitë s'japin komisionerë

TIRANË –  Zgjedhjet e pjesshme që do mbahen pas pak ditësh, më 1 shtator, në dy komuna të vendit, Dardhas dhe Rrethina,  janë në rrezik për shkakun se subjektet politike nuk kanë paraqitur ende, emrat e komisionerëve të qëndrave të votimit. Për më tepër, për këto zgjedhje nuk kanë paraqitur interes as vëzhgues shqiptarë.
 
KQZ-ja i tërhoqi vëmendjen sot, subjekteve politike, se po sillen krejt në kundërshtim me afatet ligjore duke vonuar të propozojnë emrat e komisionerëve. Kështu, ato po vështirësojnë punën e KQZ-së për trainimin e tyre.
 
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, deklaroi se “KQZ-ja nga ana e saj e ka përmbyllur prej kohësh kuadrin ligjor për zgjedhjet e 1 shtatorit dhe dje, mori në dorëzim edhe fletët e votimit të prodhuara nga kompania sllovene sipas afateve dhe kritereve ligjore dhe ka nisur menjëherë shpërndarjen në KZAZ nr.2 dhe KZAZ nr.73.
 
Zëdhënësja e KQZ-së ftoi mediat e interesuar të verifikojnë prodhimin e fletëve të votimit nga kompania sllovene, hyrjen e tyre në doganë dhe zbatimin e standarteve ligjore në prodhim, nxitur nga sulmet që iu drejtuan ditët e fundit, kryetares së KQZ-së se tenderin për prodhimin e tyre e synoi edhe firma e bashkëshortit të saj, Arjan Lleshit.
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet