Kandidati për kryetar bashkie për Tiranën, Sazan Guri, nëpërmjet statusit të tij Facebook, shkruan se "KQZ me date 11/05/2015 ora 13:35, me 7 vota pro (asnjë kundër) miraton kandidaturën e prof. Sazan Gurit për kandidat të Bashkisë së Tiranës". Gjithashtu, kandidati për Tiranën Guri, në komentin e tij shprehet mirenjohës ndaj firmëtarëve dhe shkruan se "falenderoj 7 mijë firmëtarët që mbeshtetën kandidimin tim për një Tiranë më të mirë. Falenderoj të gjithë përkrahësit, falenderoj edhe ata që për arsyet e tyre nuk mundën të mbështesin këtë nisëm. Pa ju të dashur qytetarë të Tiranës do të ishte e pamundur kjo gjë. Sinqerisht Sazan GURI", shkruan ai në postimin e tij.
Ndonese Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve nuk ka bërë publik lajmin dhe aktivitetin e mbledhjes së sotme të mesditës, vetë kandidati për bashkinë e Tiranës, Guri (deri më tani i vetëshpallur), njofton në statusin e tij Facebook, zyrtarizimin nga KQZ të kandidaturës së tij. /atsh/
