KQZ-ja mund të rrëzojë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve (LIGJI)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të rrëzojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Kodi i Procedurës Administrative në nenin 110, në pikën 2 saktëson që 'Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është kompetent të shqyrtojë mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet administrative, sipas ligjit'.
Pra KQZ-ja mund të shpallë pavlefshmëri të dekretit si organi kompetent për të shqyrtuar mjetet ligjore administrative, ndërsa më pas nëse ndonjë forcë politike nga ata që janë regjistruar në zgjedhjet lokale mund ta ankimojnë.
Por cfarë do të vendosë KQZ? Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mori në konsideratë dekretin presidencial për anulimin e 30 qershorit, por në votim nuk e hodhi. 4 anëtarët e propozuar nga PS e konsideruan aktin nul, pa marrë asnjë vendimmarrje, dhe vijuan me rendin e ditës si të ishte një situatë normale, duke shpërndarë fondet për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.
Neni 110 i Kodit të Procedurës Administrative
Pasojat dhe konstatimi i pavlefshmërisë absolute
1. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk sjell asnjë pasojë juridike, pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë. Ai konsiderohet se nuk ekziston.
2. Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë, kryesisht apo me kërkesë, të çdo të interesuari, nga organi publik që e ka nxjerrë atë, organi epror i tij apo organi që është kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe nga gjykata kompetente për çështjet administrative, sipas ligjit.
3. Në rast se një pjesë e aktit është absolutisht e pavlefshme dhe kjo pjesë është aq e rëndësishme saqë organi publik nuk do ta kishte nxjerrë aktin pa të, i gjithë akti është i absolutisht i pavlefshëm.
Precedenti/ Kushtetuesja në 2017: Kompetencën për shtyrjen e zgjedhjeve e ka Kolegji Zgjedhor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44