Me mbylljen e fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, janë duke u bërë edhe vlerësimet përkatëse. Një prej tyre është edhe shpallja e formacionit më të mirë për lojtarët që kanë shkëlqyer në ndeshjet me kombëtaret e tyre.
Sipas faqes së specializuar të statistikave, 'SofaScore', mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, është mes më të mirëve. Me notën 7.62, Mitaj e sheh veten në fashën e majtë të prapavijës si dëshmi e rritjes së tij në lojë.
Në portë është Kelleher, në mbrojtje Cancelo, van Dijk, Burn dhe Mitaj, në mesin e fushës gjen emra si Odegaard, Pedri dhe Kevin De Bruyne. Në sulm Olise, Doku dhe Mbappe.
Mario Mitaj në formacionin më të mirë
Komente




