Tetë gra të shtrira në bar, duke bërë joga dhe duke shijuar diellin, ishte ideja e një reklame në Korenë së Jugut që i krahasoi ato me lopët për të promovuar produktet e qumështit të “Seoul Mik”.
Reklama jo vetëm që u cilësua si seksiste dhe shqetësuese, por riktheu në vëmendje kamerat e fshehta, që i kanë kushtuar edhe jetën shumë grave në botë. Kjo pasi jeta e tyre private është publikuar në internet.
Videoja nis me një burrë i cili me një kamera në dorë filmon fshehurazi gratë që papritur shndërrohen në lopë që kullosin dhe hanë barë.
"Në reklamën 37-sekondëshe burri thotë “Më në fund arritëm t'i kapnim ata në kamera. Vendosëm t'u afroheshim atyre me kujdes. Ato po pijnë ujë të pastër nga natyra e pastër, hanë një dietë organike dhe jetojnë të qetë në një mjedis të këndshëm”.
Pas akuzave të forta dhe bojkotit ndaj produkteve, kompania “Seoul Milk” kërkoi falje.
"Ne kërkojmë falje për të gjithë ata që mund të jenë ndjerë në siklet për shkak të videos së reklamës së qumështit”, tha CEO i kompanisë.
Megjithëse videoja është zhdukur nga emri i kompanisë ajo është ende online dhe akuzat mbi të bien lum.