Krahina spanjolle që 'lind' trajnerët, Arteta, Emery dhe Xabi Alonso kanë një të përbashkët! Rajoni sa dyfishi i Tiranës
Trajnerët dhe rajoni spanjoll
Spanja është e ndarë në 17 rajone autonome dhe 50 provinca, më e vogla prej të cilave është Gipuzkoa në veri të vendit, e cila është pjesë e rajonit autonom të vendit Bask. Sipërfaqja e saj është afro 2000 km2, që është afërsisht sa dyfishi i Tiranës dhe qyteti më i famshëm është San Sebastian, shtëpia e Real Sociedad, pjesëmarrëse në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Veç tyre, krahina shumë shumë tërheqëse dhe në modë si qyteti turistik me një nga plazhet më të bukura në Spanjë. Në Gipuzkoa jetojnë rreth 730 mijë njerëz dhe për nga sipërfaqja kjo krahinë është edhe më e vogla në të gjithë Spanjën.
Pse është kjo e rëndësishme?
Gipuzkoa mund të mburret me faktin se në tokën e saj kanë lindur një numër i madh i emrave të njohur të trajnerëve, disa prej tyre madje i përkasin majës së botës për momentin.
Për shembull, Xabi Alonso, ndoshta trajneri më i kërkuar në Evropë e ka origjinën nga Gipuzkoa, i rritur në kryeqytetin e kësaj krahine, San Sebastian. Nga ky rajon vijnë edhe trajneri i njohur i Aston Villas, Unai Emery dhe Mikel Arteta, një nga trajnerët më të suksesshëm në Premier League angleze në vitet e fundit me Arsenalin ,
Ish-trajneri i suksesshëm i Barcelonës dhe trajneri aktual i Athletic Bilbao, Ernesto Valverde ka lindur në këtë provincë. Trajneri aktual i Real Sociedadit, Imanol Alguacil është gjithashtu 'vendas', si dhe ish-trajneri i Real Madridit dhe trajneri spanjoll Julen Lopetegui po ashtu. Tekniku aktual i Osasunës, Jagobo Arrasate është nga rajoni si dhe ish-trajneri i Sevillas, Jose Luis Mendilibar, i cili ishte në stolin e Sevillas kur fitoi titullin e saj të fundit në Europa League.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2023, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi! Pritet ekstradimi
18 Korrik, 10:15
-
Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja në vendnumëro pas Euro 2024, Spanja ngjitet e treta në botë! Kosova humbet pikë
18 Korrik, 10:08
-
Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali
17 Korrik, 08:32
-
Dy ditë pas fitimit të Euro 2024, në Spanjë shkarkojnë presidentin e Federatës së Futbollit
16 Korrik, 21:16
-
'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com
14 Korrik, 22:57
-
Finale Euro 2024/ Spanja kampione e Evropës për herë të 4-t në histori, 'fundos' 2-1 Anglinë në Berlin! Iberikët vendosin rekord
14 Korrik, 22:55
-
Finalja e Euro 2024/ Andrea Marko në 'Minuta Zero': Anglezët kanë rastin të tregojnë karakterin! Pogoni: Spanja ka bindur, por Anglia ka kualitete
14 Korrik, 20:15
-
Finalja Spanjë-Angli/ Gazetari Ernest Koçi: Futbolli mund të kthehet në shtëpi! Nëse fiton Anglia, 'Topin e Artë' e merr Bellingham
14 Korrik, 17:56
-
Finalja në gjuhën e shifrave, sonte në fushë zbresin 2.5 miliardë €! Anglia me marketing dhe shpërblime më shumë se Spanja
14 Korrik, 14:57
-
EURO 2024/ Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën! Gjykon arbitri më i ri në historinë e finaleve të Europianit! Formacionet e mundshme
14 Korrik, 08:47
-
Finalja e Euro 2024 vë përballë dy botë të ndryshme, të dielën caktohet edhe fituesi i 'Këpucës së Artë
12 Korrik, 14:59
-
Euro 2024/ Mësohet arbitri që do vendosë drejtësi në Spanjë - Angli, një francez për finalen! Gjykoi Shqipërinë në grupe
11 Korrik, 13:07