Instituti i studimeve politike ka lëshuar një apel ndaj gjithë votuesve që ditën e nesërme të mos neglizhojnë detyrën e tyre qytetare, por të shkojnë dhe votojnë. Afrim Krasniqi nga ISP në bashkëpunim edhe me ambasadën Amerikane në Tiranë, tha se vota është rruga e vetme për të zgjidhur problemet. 

Instituti i studimeve politike në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë, ka zgjedhur ditën sotme që është edhe heshje elektorale, për të lëshuar një mesazh ndaj votuesve që ditën e diel ti drejtohen kutive të votimit. Afrim Krasniqi në konferencë tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë, prandaj gjithë votuesit vecanërisht të rinjtë, të shkojnë të votojnë për më shumë punësim dhe shërbime. Bashkë me Krasniqin apelit ju bashkuan edhe disa të rinj, që të dielën votojnë për herë të parë. 

"Në Shqipëri votojnë rreth 180,000 të rinj të cilët ndodhen në listat zgjedhore dhe kanë shansin dhe të drejtën kushtetuese që ditën e zgjedhjeve të marrin pjesë në vendimmarrjen politike në shqipëri. Në bazë të treguesve të deritanishëm për shkak të agresivitetit politik, për shkak se partitë janë munduar të uzuropjonë të gjitha hapsirat publike, kemi pasur një stepje të brezit të ri dhe atyre që quhen votues potencial siç janë gratë dhe vajzat në shqipëri. Qëllimi i këtij aktiviteti është për të thirrut të gjithë këtë kategori të pavendosur të friksuar nga zgjedhësit të frikësuar nga partitë politike të pasigurta nëse vota e tyre do numërohet që të marrin pjesë ditën e votimit në zgjedhjet në shqipëri.  Këto zgjedhje nuk janë historike në aspektin që pritet ndonjë ndryshim radikal i situatës politike në shqipëri, por janë të rëndësishme për një vend që aspiron për të hyrë në Bashkimin Europian” – tha Krasniqi.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)