Krasniqi: Deputetët me votat e vjedhura

Krasniqi: Deputetët me votat e vjedhura
Institucionet e Kosovës janë fryt i zgjedhjeve të vjedhura dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasuritë publike, kështu tha kreu i organit më të lartë legjislativ të vendit, Jakup Krasniqi, duke vënë në pah se këto institucione nuk e kanë as të drejtën për të privatizuar interesin më vital. Sipas Krasniqit, përfaqësuesit e institucioneve kanë obligim të mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Republikë dhe t`ua kthejnë qytetarëve besimin në institucione.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke u nisur nga fakti se Krasniqi mban post të lartë shtetëror, vlerëson se me akuzat e bëra në seancën e djeshme të Kuvendit do të duhej të merreshin organet e drejtësisë

Ndërkohë, ështe paraparë që pas një ore, Kuvendi të vazhdoj punimet që dje u përcoll me debat të ashpër mes ligjvënësve për procesin e privatizimit.
Ndërprerja e procesit të privatizimit e mbështetur nga opozita dhe një mocion për vazhdimin e këtij procesi, nuk rezultoi në votim të tyre.

Gjatë toneve të ashpra të komunikimit ndërmjet krerëve të shtetit, kryeparlamentari Krasniqi akuzoi të gjitha qeveritë e pasluftës për instalimin e korrupsionit dhe kriminalitetit në këtë proces, ndërsa kryeministri Thaçi ia hodhi përgjegjësinë Kuvendit.

Gjithashtu, dje, në shenjë proteste, Sindikata e Postë-Telekomit dhe ajo e Korporatës Energjetike, kanë shfrytëzuar fletët e peticionit kundër privatizimit për t`i mbështjellë rrethojat e Kuvendit dhe Qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi