Zgjerohet lista e personave në hetim për mashtrimet me kredi pas arrestimit të tre të rinjve nën operacionin e koduar “Kredi Ekspres” nga policia e Tiranës. Dy drejtues bankash të nivelit të dytë dhe 6 oficer kredie tashmë janë në hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit kryer në bashkëpunim bënë me dije burime nga prokuroria për ReportTV.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës e cila një ditë më parë la në burg Paulin Aliaj, Edison Nuzin dhe Elisabeta Imeraliajn rezulton se për marrjen e kredive këta shtetas përdornin identitete të rreme.
Por si kryhej marrja e kredive nga tre të rinjtë?
Ata ishin të pajisur me karta identiteti të falsifikuara ku Pualin Aliaj përdorte identitetin Viktor Marku dhe Elisabet identitetin Donika Marku. Këto identitete sqaron hetimi i Prokurorisë të rinjtë i përdornin për të shmangur kontrollet për të shkuarën e tyre me precedent penal dhe për të humbur gjurmët pas marrjes së kredisë të cilën më pas nuk e paguanin.
Deri më tani rezulton se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë marrë rreth 8 herë kredi në banka të ndryshme ndërsa asnjëherë ata se kalonin vlerën 500 deri në 800 mijë lekë pasi aplikonin për kredi konsumatore.
Nga deklarimet e të pandehurve Elisabeta Imeraliajn pohon se këtë aktivitetet duke mashtruar bankat ata e kryenin prej një viti, nga 2015 deri më 4 shkurt 2016 kur kanë aplikuar për herë të fundit nga e cila u zbuluan.
Kredia konsumatore nuk kërkon kolateral dhe hipotekë apo verifikime për gjendjen gjyqësore dhe në këtë mënyrë ata shmangnin kontrollet. Referuar të shkuarës së Paulin Alia jai rezulton i dënuar dhe më parë për mashtrim me kredi, ndërsa vendimi ndaj tij me 20 vite burg ende ska marrë formë të prerë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO