Përpjekja e gjithkujt që u mundua të ndihmonte financiarisht, Marsela Caushajn, deri më tani kanë shkuar kot.
 
Vlonjatja e cila u bë e njohur për publikun pas daljes ne media të një video ku ajo dhunohej barbarisht nga bashkëshorti, ende s’ka marrë asnjë lek nga llogaria e saj bankare, ndonëse donacionet nuk kanë munguar.
 
Banka ka refuzuar t’ia japë paratë me pretendimin se ish-burri i saj, Ilirjan Pajo ka ende një kredi të pashlyer dhe Marsela Caushaj ka firmosur si garant për këtë kredi.
 
Nën këtë preteks gruaja,nënë e dy fëmijëve ende nuk ka marrë asnjë lek nga llogaria që ishte hapur për ta ndihmuar atë.
 
Marsela e kontaktuar nga Report tv ka mohuar të japë më shumë sqarime rreth kësaj çështje, teksa ka kontaktuar punonjësit e bankës nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 5 vite burg 44-vjeçarin Ilirjan Pajo me akuzën e dhunës në familje, pasi në datë 7 qershor në qendër të qytetit bregdetar dhunoi duke goditur disa herë me shqelma dhe grushte gruan e tij me të cilën ishte në proces divorci Marsela Çaushaj në prani të fëmijëve të mitur.


d.b/shqiptarja.com