Kredia për biznesin e vogël, në rënie me 3.5%

Kredia për biznesin e vogël në fund të muajit Tetor kishte vlerën e 66.8 miliardë lekëve, ose rreth 477 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditimi i biznesit të vogël është ulur me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një ecurie pozitive në gjysmën e parë të vitit, edhe kreditimi i biznesit ka ngecur që nga muaji Qershor, duke ndjekur të njëjtën tendencë me ecurinë e kredisë për segmentet e tjera të biznesit. Një ndikim në tkurrjen e portofolit të kredisë edhe për bizneset e vogla vlerësohet të ketë pasur fshirja e kredive të humbura dhe pa shpresë kthimi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës