Kredia e re për bizneset më në fund është kthyer në ritme pozitive të rritjes, por sektorët e ekonomisë duket se ende nuk kanë shpëtuar nga ngërçi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për gjashtëmujorin e parë të vitit, u lëvruan kredi të reja për biznesin në vlerën e 92.4 miliardë lekëve. Kjo shifër përfaqëson një rritje të lehtë me rreth 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.