TIRANE-Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Kredia”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit:
Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë
Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë
Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë
Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë
Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë
Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë
Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.
“Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi”, sqaron policia.
Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumente të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”
– 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara
– 6 celular të markave të ndryshme.
– Një automjet tip “Fiat”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumenteve, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

përfituan kredi me dokumente false">