Kreditë e këqija 954 milionë €
huatë e parikuperueshme 320 mln €
Rritet sërish pjesa e kredive problematike në raport me totalin, duke arritur në 24 për qind në fund të muajit mars. Shifra e tyre po i afrohet një miliard eurove, ndërkohë që 320 milionë euro quhen thjesht “të humbura”.
TIRANE - Niveli i kredive me probleme në fund të tremujorit të parë 2013 arriti në 23.99%, nga 23.6% në shkurt dhe 23.2% në janar, ndërkohë që viti 2012 ishte mbyllur me një nivel të huave me probleme prej më pak se 23 përqindësh.
Ndërkohë që bankat merren me menaxhimin e kredive me probleme, huaja për ekonominë prej muajsh ka ngecur në vend. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, dy muajt e parë të vitit nuk kanë arritur që të zgjerojnë huadhënien për bizneset apo individët, ndërsa një gjallërim i lehtë u konstatua vetëm në mars.
Stoku i huasë në fund të muajit mars arriti në 556.6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej vetëm 0.9% në krahasim me një muaj më parë. Në krahasim me fundin e 2012-s, stoku i huasë në fund të marsit u rrit me vetëm 1.8 miliardë lekë, apo 0.33%.
Një vit më parë këto ndryshime ishin përkatësisht 8.2 miliardë lekë dhe 1.5%, duke nënkuptuar se shtesa e huasë për ekonominë ka qenë katër herë më e ulët këtë fillim vit në raport me 2012-n.
Nga ana tjetër, në fund të marsit, rezulton se niveli i huave të humbura arriti në 7.96%, nga 7.7% në fund të 2012-s. Në vlerë absolute huatë që bankat nuk kanë shpresa t’i rekuperojnë llogariten në 320 milionë euro.
Shqetësuese është ulja e peshës së kredive standard (deri në tre muaj vonesë), nga 68.9 në fund të vitit në 66.5% në mars 2013 dhe rritja e atyre nënstandarde (nga 8.3 në 9.5%). Ndonëse këto të fundit llogariten si kredi pa probleme, rritja e tyre është potencial për shtimin e mëtejshëm të huave jo performuese.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21