Kredo.al më afër se kurrë, së shpejti me 20 degë në të gjithë Shqipërinë!

Kredo.al më afër se kurrë, së shpejti me 20 degë në të gjithë Shqipërinë!

Festat po afrojnë dhe kërkesat për të bërë të lumtur të afërm e familjarë janë gjithmonë e në rritje. Jetesa dinamike ka ndryshuar mënyrën se si të gjithë ne i përshtatemi jetesës dhe përballimit të nevojave të pallogaritura. Tanimë, të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë pranë tyre një mik i cili iu vjen në ndihmë pikërisht në momëntin që atyre iu duhet më tepër, gjatë festave thjesht fare, shpejt fare!

 Dita ditës, institucioni financiar Kredo.al përmbush kërkesat gjithmonë e në rritje të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë nevojë për kredi të shpejta, të thjeshta dhe të sigurta.  Nga Tirana në Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Vlorë, Fier, Lushnjë, Lezhë, Kukës e Shkodër, Librazhd dhe Kavajë shqiptarët tashmë kanë një partner financiar për t’u mbështetur në rastet kur u duhet një kredi e thjeshtë dhe e shpejtë. Brenda muajit Dhjetor, Kredo.al do t’ju vijë edhe më pranë qytetarëve të Tiranës me 3 degë të reja, me një total prej 7 degësh. Kredo.al premton se gjatë vitit 2019 do të bëjë të mundur që çdo qytetar Shqiptar të jetë jo më larg se 30 min nga një degë e Kredo.al!

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme, prandaj Kredo.al u vjen më pranë të gjitha nevojave komplekse të qytetarëve, me produkte dhe lehtësi të jashtëzakonshme duke ofruar zgjidhje alternative dhe optimale siç është kredia me një këst dhe me afat shlyerje brenda 30 ditëve, kredi e cila për herë të parë merret FALAS, pra me 0% interes deri në 25,000 leke. Nëse nevojat dhe kërkesat janë edhe më të mëdha, Kredo sjell edhe kredinë me afat shlyerje 3, 6 dhe 12 muaj me vlerë deri në 140,000 lekë. Një nga lehtësirat e mëtejshme që mundëson insitutcioni Kredo.al është dhe shtyrja e datës së pagesës së këstit për 7, 14 ditë ose 30 ditë në rast se dikush për një arsye apo tjetrën, nuk ka mundësi të paguajë në kohë, pavarësisht arsyes.

Ajo që karakterizon kompaninë Kredo.al është fokusi tek qytetarët. Konsulentet e kredive në Kredo e dinë mirë që njerëzit nuk kanë më kohë për burokraci, janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve të shpejta e të thjeshta duke iu përshtatur kështu stilit të jetësës së sotme plot vrull. Prandaj në Kredo, procedurat për të marrë një kredi nuk zgjat më shumë se 15 minuta dhe nuk kërkohet asnjë dokument shtesë përveç një karte identiteti. 

Për më tepër, Kredo ka menduar që të jetë i arritshëm nga të gjithë, në çdo moment. Përveç degëve që tashmë po shtohen në të gjithë Shqipërinë, gjithkush mund të marrë një kredi në Kredo duke aplikuar onlinekredo.al brenda pak sekondave dhe nëse dikujt mund t’i lindin pyetje, mund të telefonojë direkt në 044 500 600 dhe menjëherë njëri nga konsultentët e kredisë do të kontaktojë me ta.

Kredo.al nuk ka komplikime dhe vonesa të kota. Interesat e klientëve në Kredo do jenë gjithmonë të parat në mënyrë që gjithkush të ketë lirinë dhe fleksibilitetin për të jetuar çdo ditë në maksimum!

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë