Grabiti Kredo.al në Tiranë dhe 2 farmaci, arrestohet 21-vjeçari Kristi Çinari, me ID kosovare të falsifikuar

Grabiti Kredo.al në Tiranë dhe 2 farmaci, arrestohet 21-vjeçari Kristi Çinari, me ID kosovare të falsifikuar

Kristi Çinari 

Arrestohet 21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al në Tiranë, më 23 janar dhe i 2 farmacive.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se ai është kapur duke përdorur ID kosovare të falsifikuar me emrin Blerim Krasniqi. Grabitja e Kredo.al në Tiranë ndodhi më 23 janar në kryqëzimin e Porcelanit në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Në institucionin financiar privat, është marrë një sasi parash, mbi 1 mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë. Pas grabitjes së Kredo.al ai ka grabitur dhe një farmaci. Grabitja në farmaci ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë më 26 janar. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, autori largohet i qetë pasi ka mundur të marrë lekët mbi banak të këtij biznesi.

21 vjeçari ka pak kohë që ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vjedhje. Policia më herët ka njoftuar se 21-vjeçari është autor i vjedhjes dhe të një farmacie në Tiranë në vitin 2017. Në vitin 2017 ai ka grabitur me armë një farmaci në ‘Rrugën e Kavajës’. Çinari së bashku me Foti Kristalin, 18 vjeç asokohe hynë brenda një farmacie dhe kanë kërcënuar me armë punonjësen duke i marrë xhiron ditore. Njëri nga grabitësit i drejton armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollon sirtarët për lekë. E frikësuar farmacistja i nxjerr të gjitha lekët.

Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. E gjithë grabitja ka ndodhur për 40 sekonda. Grabitësit hyjnë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda. I riu që ka bërë namin në vjedhje reklamon jetën e tij në në Facebook, ku  poston foto të parave, armëve e makinave luksoze. Këto të fundit nuk janë në pronësi të tij.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen