Tiranë/ U arrestua teksa tentoi të grabiste UKT-në, Kristi Çinarit i gjendet pistoletë çakmak me të cilën kreu vjedhjet e 2 farmacive dhe Kredo.al

Tiranë/ U arrestua teksa tentoi të grabiste UKT-në, Kristi Çinarit i gjendet pistoletë çakmak me të cilën kreu vjedhjet e 2 farmacive dhe Kredo.al

Kristi Çinari

TIRANË - Detaje të reja vijnë nga arrestimi i 22-vjeçarit Kristi Çinari mbrëmjen e djeshme në kryeqytet i cili grabiti institucionin financiar Kredo.al

Policia njofton se ai është arrestuar teksa ka tentuar të kryejë një tjetër grabitje në zyrat e ujësjellësit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën një pistoletë çakmak me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjet në Tiranë si dhe një kartë identiteti kosovar e cila dyshohet se është falsifikuar.

Grabitja e Kredo.al në Tiranë ndodhi më 23 janar në kryqëzimin e Porcelanit në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Në institucionin financiar privat, është marrë një sasi parash, mbi 1 mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë. 

Pas grabitjes së Kredo.al ai ka grabitur dhe një farmaci. Grabitja në farmaci ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë më 26 janar. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, autori largohet i qetë pasi ka mundur të marrë lekët mbi banak të këtij biznesi.

Policia më herët ka njoftuar se 22-vjeçari është autor i vjedhjes dhe të një farmacie në Tiranë në vitin 2017. Në vitin 2017 ai ka grabitur me armë një farmaci në ‘Rrugën e Kavajës’.

I riu që ka bërë namin në vjedhje reklamon jetën e tij në në Facebook, ku  poston foto të parave, armëve e makinave luksoze. Këto të fundit nuk janë në pronësi të tij.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore