Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre. Pas dy vitesh lidhje dyshja e njohur do të martohen. Mirëpo vetëm pak orë para ceremonisë, ata kanë marrë një vendim drastik. Elita dhe Gjiko duan që martesa e tyre të mbetet larg mediave dhe për këtë arsye nuk kanë pranuar asnjë prej tyre që të jetë prezente në dasmën e tyre.
Moderatorja deri tashmë ka zbuluar këpucët që do të veshë, një pjesë të pajës dhe fustanin e nusërisë. Por për foto nga ceremonia do t’ju duhet të prisni derisa çifti të publikojë vetë gjithçka.
Komento