Sa për festa, ndeja e kremtime me fjalë të mëdha e krekosje gjelucësh, s’na e kalon kush. Mezi presim të gjejmë një shkas dhe t’ia japin vetes së paku një ditë pushim. Se demek, qenkemi lodhur aq shumë duke punuar për të mirën e vendit dhe të kombit.
Edhe 28 Nëntori, i shpallur festë memoriale, në nivel vendi ishte ditë pushimi. Edhe pse një kopje e zbehtë e së kremtes së vitit të kaluar, në 100 vjetorin e shpalljes së shtetit shqiptar. Në ato rrethanat e turbullta kur, në njërën anë grekët e në anën tjetër ushtarët serbë pastronin çizmet në bregdetin shqiptar, Ismail Qemali e të tjerët mezi gjetën një hapësirë në Vlorë për të ngritur simbolikisht flamurin. Për të kryer aktin e shpalljes së Shqipërisë së mosvarme, fati i së cilës sërish iu la fuqive të mëdha perëndimore, me ndihmën e të cilave, një shekull më vonë, u shpall edhe pavarësia e Kosovës, shtetit të dytë të shqiptarëve në këto hapësira.
Entuziazmi e pompoziteti në përvjetorin e një shekulli të shtetit shqiptar u manifestua gjithandej, në Tiranë, Prishtinë, Shkup me fjalë aq të mëdha sa tremben edhe fqinjët me pretendimet e proklamuara gati hapur për një shtet të shqiptarëve, u fashitën si pocërkat para brymës së parë.
Fjalët dhe punët, si zakonisht, as kësaj radhe nuk na shkuan bashkë. Mbase, edhe për arsye se, siç e tha dikush këto ditë, në të vërtetë nuk ishin 100 vjet pavarësi, por 100 vjet nga shpallja e pavarësisë. Por, jo vetëm për këtë, një vit më vonë, përveç ditë pushimi për institucionet shtetërore, 28 Nëntori në Prishtinë s’ishte as kopje e së kremtes së një viti më parë.
Me tregtarë të shumtë famujsh e bluzash të lira kineze, në një kënd të sheshit të shndërruar në pazar gjoja të prodhimeve vendore e shumë zhurmë e këngë edhe ky 101 vjetor kaloi ashtu si veç ne dimë të festojmë.
E sa për festat, i kemi merak. Veç punë, angazhim, llogaridhënie, mos të na kërkojë kush. Deri sa ne të dalldisur festojmë dhe të sotmen e kalojmë duke adhuruar të djeshmen, të tjerët punojnë, analizojnë, reflektojnë, bëjnë plane e projekte.
Mu dje tek festohej në Prishtinë, veç pak metra përtej urës së Ibrit në Mitrovicë, zyrtarët e Serbisë e thanë sërish se Kosova është Serbi, përkatësisht se institucionet në Serbi nuk do të bëjnë asgjë me të cilën do të shkelej shtetësia serbe në Kosovë.
Në anën tjetër, shqiptarët në Preshevë , 28 Nëntorin dje e shënuan me protesta kundër politikes antishqiptare serbe që me vite të tëra po ushtrohet kundër popullatës në këto treva. Me kërkesën “Kosovë mos e harro Luginën!” , parullat “Presheva është Kosovë”; “Duam bashkim me Kosovën...” etj.
Kërkesat e tyre, në Prishtinë vështirë t’i ketë dëgjuar kush në atë zhurmën e kremtimit të festës së flamurit. Flamurit që si shpesh na ka shërbyer për të mbuluar impotencen, pazotësinë, paaftësinë tonë individuale e kolektive.
Sidoqoftë, jo aq me meritën e vet, 101 vjet më vonë, shqiptarët së paku e kanë shmangur rrezikun e zhbërjes. Për dikë që jo një herë s’i kapi shanset që i kishte para veti, nuk është pak. Deri në shanset tjera, do të vazhdojmë të bëjmë atë që dimë. Të kremtojmë me dalldi, fjalë të mëdha e krekosje gjelucësh.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com