TIRANE- Në Shqipëri do të lejohet përdorimi i krematoriumi i cili mundësojë djegien e atyre që ndërrojnë jetë. Ligji i ri i depozituar në Kuvend parashikon se trupat e të vdekurve tani më mund të digjen ose të vendosen në varre murale. Tanimë nga udhëzim, një nismë e tillë do të kaloi për diskutime në parlament, për ti hapur rrugë dhe formave të tjera të asaj që quhet banesa e fundit.

Krematoriumi
Sipas projektligjit është parashikuar se djegia e kufomës do të bëhet me miratimin të familjarëve. Nëse i ndjeri nuk ka familjarë dhe ka vdekur për shkaqe natyrore vendimi merret nga pushteti vendor. Në rastet kur nuk ka vdekur për shkaqe natyrore, atëherë prokuroria mund të miratojë vendimin për të djegur kufomën. “

1. Kufomat lejohet të varrosen me kremim vetëm nëse: a) është lëshuar leja e varrimit sipas nenit 7/a, të këtij ligji; b) njihet identiteti i personit të vdekur; c) dokumenti që vërteton vdekjen konfirmon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore dhe se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdo lloj dyshimi; 2. Nëse një a më shumë rrethana sipas pikës 1, të këtij neni, nuk plotësohen, atëherë varrimi me kremim mund të zhvillohet vetëm nëse organi i prokurorisë autorizon me shkrim kryerjen e tij;

3. Pavarësisht nga kushtet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, varrimi me kremim nuk lejohet: a) nëse familjarët e personit të vdekur shprehen kundër këtij lloj varrimi, pavarësisht nga amaneti i personit të vdekur; b) kur rituali fetar i varrimit që kërkohet të mbahet nuk pranon kremimin; 2. Hiri i kufomës mblidhet në urnë prej materiali të fortë dhe të mbyllur hermetikisht. Urnat futen në varre të përshtatshme të gërmuara në thellësi jo me të vogël se 0.5 metra. Mbi varr vendosen shenjat funebre”,- thuhet në projektligj.

Varret murale
Për varret murale është parashikuar se këto ndërtesa miratohen me urdhër të administratori. Sipas ligjit, autorizimi për ndërtimin e tyre merret vetëm nëse ajo lejohet sipas ligjit për ndërtimet ose në të kundërt ajo nuk aprovohet nga autoritetet përgjegjës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)