Rusia i kërkoi sot autoriteteve tëKievit dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës që organizon të dielën zgjedhjet, për të ndërmarrë një dialog solid, kusht për normalizimin e konfliktit të armatosur.

"Rusia është për vendosjen e një dialogu solid mes pushtetit qendror ukrainas dhe përfaqësuesve të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut, që, pa asnjë dyshim, do të mundësonte stabilizimin e përgjithshëm të sitiuatës", deklaroi Kremlini në një komunikatë para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në territoret separatiste proruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua djenë mbrëmje me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, francez, François Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

"Katër drejtuesit konfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar realizimin e marrëveshjeve të Minskut për normalizimin e situatës në lindje të Ukrainës", sipas Kremlinit.

Drejtuesit përshëndetën gjithashtu marrëveshjet e nënshkruara dje në Bruksel për livrimet e gazit rus në Ukrainë dhe tranzitin e gazit drejt Evropës pas disa muajve negociatash.
"Është një hap i rëndësishëm për furnizimin pa ndërprerje të Evropës me gaz", nënvizoi presidenca ruse.

ATSH.