Kremlini i vë kushte për paqe Ukrainës, Zelensky i del kundër: Tërhiqni trupat ruse dhe dëmshpërbleni dëmet e luftës

Kremlini i vë kushte për paqe Ukrainës, Zelensky i del kundër: Tërhiqni trupat ruse dhe dëmshpërbleni dëmet e luftës

1672386659_ee.JPG

Kremlini i ka vendosur Ukrainës një kusht për të sjellë paqe mes dy vendeve, i cili është të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

Sipas Rusisë, Ukraina duhet të njohë aneksimin e katër rajoneve në lindje dhe jug të vendit. Ndërkohë, Zelensky ka hartuar një plan me dhjetë hapa për planin e paqes, ku kërkesa kryesore është tërheqja e trupave ruse dhe dëmshpërblimi për dëmet e luftës agresore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka reaguar ndaj një plani që presidenti ukrainas Zelensky ka vendosor.

 “Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

 Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit.

“Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse. Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”, shkroi Danilov në Twitter.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, vazhdon të jetë pro Ukrainës dhe e mbështet atë në çdo moment, madje edhe në deklaratën e fundit ka reaguar në lidhje me kërkesat e Rusisë për planin e paqes.

“Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve. Ukrainasit duan më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë.” tha Makeiev

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO, ndërkohë që Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën dhe nuk e ka përmendur deri tani mundësinë e një paqeje nëse nuk plotësohen këto kushte.

 


Lajmi kryesor:

Putin bisedë telefonike Xi Jinping: Ne duam të forcojmë bashkëpunimin ushtarak! Presidenti rus fton homologun kinez në Moskë


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja