Putin bisedë telefonike Xi Jinping: Ne duam të forcojmë bashkëpunimin ushtarak! Presidenti rus fton homologun kinez në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij kinez Xi Jinping në një takim virtual të premten se partneriteti i tyre ishte më i rëndësishëm se kurrë përballë “presionit të paprecedentë” nga Perëndimi.

Ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë vazhdon dhe Xi po përballet me një shpërthim të paprecedentë të Covid-it, një telefonatë mes dy udhëheqësve të premten nënvizoi mbështetjen e tyre të ndërsjellë mes krizave në rritje në vend.

Në fjalën hapëse të transmetuara në televizionin shtetëror rus, Putin tha se forca stabilizuese e marrëdhënieve Rusi-Kinë po bëhej edhe më kritike në sfondin e tensioneve gjeopolitike në rritje. Udhëheqësi rus i përshkroi marrëdhëniet midis dy kombeve si "më të mirat në histori", duke thënë se ata mund të "përballonin të gjitha testet" dhe ftoi Xi të vizitojë Moskën në pranverën e 2023-it.

“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e transformimit të vazhdueshëm të peizazhit gjeopolitik global. Përballë presionit dhe provokimeve të paprecedentë nga Perëndimi, ne mbrojmë qëndrimet tona parimore dhe mbrojmë jo vetëm interesat tona, por edhe të gjithë ata që mbrojnë një sistem të vërtetë demokratik dhe të drejtën e vendeve për të vendosur lirisht fatin e tyre”, tha Vladimir Putin.

Putin shtoi se të dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin midis forcave të tyre të armatosura dhe vuri në dukje rritjen e tregtisë pavarësisht "kushteve të pafavorshme të tregut", duke aluduar në valët e sanksioneve ekonomike me të cilat Rusia është përballur që nga pushtimi i Ukrainës.

Xi i bëri jehonë mesazhit të unitetit të Putinit, duke thënë se të dy vendet duhet të forcojnë koordinimin strategjik dhe të injektojnë më shumë stabilitet në botë, sipas medias shtetërore kineze Xinhua. Xi tha gjithashtu se Kina është e gatshme të rifillojë udhëtimin normal ndërkufitar me Rusinë dhe vendet e tjera "në mënyrë të rregullt", raporton Xinhua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Orban, Schroder dhe Berlusconi, të vetmit politikanë të BE-së në listën e Putinit për urimet për Vitin e Ri

Kryeministri hungarez Viktor Orbán , ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder janë të vetmit politikanë të BE-së që morën urimet e Vladimir Putin për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri këtë vit, sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini të premten.

Mesazhi i Putinit drejtuar Orbanit, i vetmi lider i BE-së që mori urime, mbeti qëllimisht i paqartë.

“Pavarësisht situatës së vështirë ndërkombëtare, marrëdhëniet mes vendeve kanë ruajtur një trend pozitiv. Presidenti i Rusisë konfirmoi gjithashtu synimin e tij për të vazhduar punën e përbashkët për çështjet aktuale në axhendën dypalëshe”, thuhet në deklaratë për Hungarinë.

Krahas Orbanit, Putin u dërgoi mesazhe urimi homologut të tij bjellorus dhe serb,  Aleksandër Lukashenkos dhe Aleksandëri Vuçiçit , si dhe dy miqtë më të ngushtë të Moskës në kontinentin evropian.

Ora 16:19
Kremlini: Putin nuk do u dërgojë urime për Vitin e Ri Bidenit, Macronit dhe Olaf Scholzit

Mes një krize mes Moskës dhe Perëndimit pas nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin nuk do t'u dërgojë urime për Vitin e Ri presidentëve amerikanë Joe Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron, si dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz , bazuar në njoftimin zyrtar nga Kremlini.

"Këta homologë nuk na dërgojnë urime. Në fakt, ne nuk kemi asnjë kontakt me ta. Dhe duke pasur parasysh veprimet armiqësore që ata po ndërmarrin vazhdimisht, presidenti nuk do t'u dërgojë atyre urime," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Putini tashmë ua ka dërguar urimet e tij për vitin 2023 disa liderëve më afër Kremlinit.

Sipas një liste të publikuar sot nga presidenca ruse, Vladimir Putin u ka dërguar urime për një vit të ri kryesisht:  presidentit të Kinës Xi Jinping, Recep Tayyip Erdogan të Turqisë, Bashar al-Assad të Sirisë, Nicolas Maduro të Venezuelës, si dhe kryeministrit të Indisw Narendra Modi.

Sipas Kremlinit, kreu i shtetit rus u dërgoi gjithashtu urimet e Vitit të Ri dy ish-liderëve perëndimorë, italianit Silvio Berlusconi dhe gjermanit Gerhard Schroeder.

Ora 15:41
Putin: Bilanci tregtar midis Rusisë dhe Kinës ka arritur nivele rekord pavarësisht vështirësive

“Bilanci tregtar midis Rusisë dhe Kinës ka arritur nivele rekord pavarësisht sanksioneve dhe shantazheve perëndimore", kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë lidhje të drejtpërdrejtë me video që zhvilloi me udhëheqësin kinez Xi Jinping, duke shtuar se qëllimi për të rritur vëllimet tregtare në 200 miliardë dollarë do të ishte arritur më shpejt se pritet.

“Pavarësisht mjedisit të jashtëm të pafavorshëm, kufizimeve të paligjshme dhe shantazheve të drejtpërdrejta të disa vendeve perëndimore, Rusia dhe Kina kanë arritur të sigurojnë ritme rekord rritjeje të qarkullimit tregtar të ndërsjellë”, tha presidenti rus. Qarkullimi tregtar është rritur me rreth 25%", tha Putin, duke shtuar se kjo dinamikë do t'i lejonte të dy vendet të arrijnë nivelin e dëshiruar prej 200 miliardë dollarë deri në vitin 2024".

Ora 15:32
Moska: Ukrainasit sulm me bomba në rajonin e Belgorodit të Rusisë

Forcat ukrainase goditën sot një kompani industriale në qytetin Shebekin në rajonin Belgorod të Rusisë në kufirin me Ukrainën. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.

“Nuk ka viktima. Predhat goditën zonën e një ndërmarrje industriale: xhamat janë thyer, gardhi është dëmtuar”, tha Gladkov. Sipas guvernatorit, shpërthimet në rajon vazhdojnë, por për momentin nuk raportohet për vende të tjera të dëmtuara, as për të lënduar apo viktima.

Ora 14:51
Kryeministri britanik Sunak: Ukraina është përballuar me një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa

1671979507_Screenshot7.jpg

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se Ukraina ka regjistruar “një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa” pas sulmeve ajrore ruse të enjten që kishin në shënjestër infrastrukturën kritike.

“Gjatë ditëve të fundit Ukraina është përballuar me një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje derisa të jetë e nevojshme,” tha Sunak në një mesazh në Twitter.

Kujtojmë, se Zelensky bëri një njoftim publik para disa ditësh ku tha se nësë Rusia nuk do sulmojë Ukrainën në fundvit, populli ukrainas do ketë mundësi të ketë mbulim energjitik në natën e ndërrimit të viteve. Por, duket se kjo nuk ka ndodhur pasi Rusia e ka sulmuar sërish Ukrainën dhe ka dëmtuar infrastrukturën energjike.

Ora 13:48
Shtetrrethimi në Ukrainë nuk do të ndalet në natën e Vitit të Ri! Ndërrimi i vitit do të pritet pa fishekzjarre

 

Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, shtetrrethimi që nis nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit nuk do të anulohet dhe fishekzjarret do të ndalohen. 

Administrata e kryeqytetit ukrainas e komunikoi këtë, duke u kujtuar qytetarëve që të planifikojnë paraprakisht kthimin e tyre në shtëpi për 31 dhjetor. Kufizimet kanë të bëjnë edhe me ndalimin e lëvizjes në rrugë dhe në vende të tjera publike jashtë orarit të lejuar.

Ora 12:48
Lufta në Ukrainë/ Kievi: U lëshuan 16 dronë rus gjatë natës, të gjithë u rrëzuan

1672382152_bledi.JPG

Rusia është përpjekur që të sulmojë Ukrainën me 16 drone Shahed-131/136, por mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjithë objektivat.

"Një total prej 16 dronesh u lëshuan nga drejtimet juglindore dhe veriore”, tha Vitaly Klitschko duke shtuar se dronët armik të prodhuar nga Irani u shkatërruan nga luftëtarët e Komandave Ajrore Lindore dhe Qendrore, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të komponentëve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.

Ora 09:21
Kremlini i vë kushte për paqe Ukrainës, Zelensky i del kundër: Tërhiqni trupat ruse dhe dëmshpërbleni dëmet e luftës

1672386659_ee.JPG

Kremlini i ka vendosur Ukrainës një kusht për të sjellë paqe mes dy vendeve, i cili është të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.

Sipas Rusisë, Ukraina duhet të njohë aneksimin e katër rajoneve në lindje dhe jug të vendit. Ndërkohë, Zelensky ka hartuar një plan me dhjetë hapa për planin e paqes, ku kërkesa kryesore është tërheqja e trupave ruse dhe dëmshpërblimi për dëmet e luftës agresore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka reaguar ndaj një plani që presidenti ukrainas Zelensky ka vendosor.

 “Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

 Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit.

“Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse. Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”, shkroi Danilov në Twitter.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, vazhdon të jetë pro Ukrainës dhe e mbështet atë në çdo moment, madje edhe në deklaratën e fundit ka reaguar në lidhje me kërkesat e Rusisë për planin e paqes.

“Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve. Ukrainasit duan më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë.” tha Makeiev

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO, ndërkohë që Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën dhe nuk e ka përmendur deri tani mundësinë e një paqeje nëse nuk plotësohen këto kushte.

 

Ora 08:49
Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

1672386659_ee.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë më më shumë armë Ukrainën. "I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë", i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ai tha se ishte ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të merrte municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi ishte "shumë e madhe". Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim para një grupi liderësh perëndimorë kërkoi një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar përpjekjet për të kundërshtuar pushtimin rus, shkruan REL.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara javën e kaluar njoftuan gati 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike. Stoltenberg tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte rruga më e shpejtë drejt paqes.

"Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve - ndoshta edhe kjo luftë - por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet pazgjidhshmërisht nga situata ushtarake", tha ai. Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që Putin e quan një "operacion special ushtarak" kundër asaj që ai e percepton si kërcënim për sigurinë ruse.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë denoncuar veprimet e Rusisë si një rrëmbim toke të stilit imperialist dhe kanë vendosur sanksione në përpjekje për të ndërprerë fushatën. Lufta 11-mujore ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre, ka lënë qytete në gërmadha dhe ka tronditur ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni: 30/12/2022 13:09

    Jeta Ukrainasit i rrezojne te gjitha raketat dhe dronet por nuk e kuptoj kush po jua shkaterron infrastrukturen ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse