Kremtohet 571-përvjetori i Kuvendit
të Lezhës: Të bëhet festë kombëtare

LEZHE - Drejtues vendorë, përfaqësues të trevave shqipfolëse, klerikë si dhe qytetarë të shumtë kanë përkujtuar 571-vjetorin e Kuvendit të Lezhës. Vendosja e kurorave me lule tek vend varrimi i heorit tonë kombëtar i ka parprirë aktvitetëve të organizuar në Lezhë për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin shqiptar. 

Teksa ka folur për historinë e kësaj datë të shenuar, kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj është shprehur se kjo ditë duhet të kthehet në një festë kombëtare që të kremtohet nga të gjithë, pasi sipas tijë ende nuk kemi një festë kombëtare në vendin tonë që lidhet me emrin e Gjergj Katriotit.

"Duke qenë të bindur se shprehim edhe vullnetin, dëshirën e historianëve, shoqërisë civile por dhe gjithë shqiptarëve, është vendi dhe koha të kërkojmë nga shteti shqiptar dhe parlamenti që data 2 Mars të shpallet ditë dhe festë përkujtimore kombëtare. Për formatin që pati kuvendi i Lezhës, për vendimet që mori dhe rolin që ka luajtur në luftën 25 vjecare kundër pushtuesve otomanë dhe vendin që ka zënë histori dita e 2 Marsit duhet të shpallet ditë përkujtimore dhe të kremtohet si festë kombëtare." tha Tushaj

Që dita e 2 marsit të kthehet në një festë kombëtare ditën e sotme i është dorëzuar edhe një peticion kreut të Bashkisë Tushaj me firma qytetarësh që është inicuar nga shoqëria civile.

571-vjetori i Besëlidhjës së Lezhës është shoqëruar edhe me një aktivitet të përgatitur nga Bashkia e Lezhës, duke mbyllur edhe festimet për këtë ngjarje të shënuar për këtë qytet dhe gjithë Shqipërinë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë