Arqipeshkvi i Shkodrës mesazh Voltana Ademit: Përgjegjësia nuk është arsye krenarie, ndihmo njerëzit!

Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra në meshën dedikuar festës së 'Zojës së Shkodrës' ka pasur një apel të fortë për drejtuesit e qytetit. Ai tha se ata kanë përgjegjësi drejtuese dhe qeverisëse për të gjithë katolikët.

"Dëshiroj t'ia drejtoj mendimin tim atyre që në këtë qytet kanë përgjegjësi drejtuese dhe qeverisëse. Të kesh përgjegjësi nuk është arsye krenarie, por të vendos në një pozicion të vecantë për t'u kujdesur me të mirën e përbashkët.

Ftoj që të favorizohet më shumë bashkëpërgjegjësia e qytetarëve duke shmangur rrezikun e interesave private që nuk ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë. Dua t'i kushtoj një fjalë ngushëllimi të sëmurëve, atyre që jetojnë situata të sikletshme shoqërore, të burgosurve, atyre që janë viktima të abuzimeve apo krimeve, atyre që janë humbur shpresën. Keni shpresë, fjalën e fundit mund ta thotë vetëm Zoti" tha ai. Bashkia e Shkodrës drejtohet nga Voltana Ademi.

Ndërkohë që Imzot George Frendo ka përcjellë edhe disa mesazhe për shoqërinë që duhet të kthejë sytë nga të varfrit. "Të mos jemi indiferent ndaj vuajtjeve të të varfërve. Një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më shumë anonime. Rreziku i globalizimit të indiferencës, dhe sikur thotë Maria, ne nuk duhet kurrë të biem pre e indiferencës para vuajtjeve të shoqërisë" tha ai.

Kjo datë kremtohet që prej kohëve të lashta nderohet me përkushtim të veçantë, një figure e mrekullueshme e Zojës. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 21/10/2019 11:40

    I nderuar ARQIPESHK I Shkodres: qeveria vendore duhet te kujdeset per popullin e saj pa perjashtim.Shkodra eshte e shkodraneve pa dallim feje ashtu si shqipria eshte e te gjitheve pa perjashtim e katolikeve,muslimaneve,ortodoksve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja