Role me spinaq, mbushur me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 250 gr spinaq
- 200 gr miell
- 550-600 ml qumësht
- 2 kokrra vezë
- 50 gr miell integral
- 2 lgj vaj ulliri
Për mbushje:

- Proshutë dhe djathë
Përgatitja:
Vendosim spinaqin në ujë të vluar, më pas e kalojmë në ujë të ftohtë. E vendosim spinaqin në blender ku shtojmë miellin, qumështin dhe vezët. Realizojmë një brumë të hollë si për krepa. I kalojmë në një tigan që nuk ngjit garuzhde – garuzhde dhe i mbushim me proshutë dhe djathë.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

