Krerët e institucioneve që kanë
ndryshuar emrin, i pari Nishani

Krerët e institucioneve që kanë<br />ndryshuar emrin, i pari Nishani
Presidenti Bujar Nishani rezulton ndër zyrtarët që ka ndryshuar gjeneralitetet.  Në formularin e vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit Presidenti bën publik faktin se ai në dokumentet e shkollës ka mbajtur mbiemrin e Mehmeti, një mbiemër ky tjetër i familjes së Presidentit.

formulari i nishanit
(Formulari i Presidentit Nishani)
 
Formularët janë bërë publik nga Parlamenti ndërsa rezulton se gjeneralitetet i ka ndryshuar edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi. Emri i saj i mëparshëm ka qenë Lumturie.  

lefteri luzi
(Formulari i Lefteri Luzit)

Krahas kryetares, edhe anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni ka ndërruar emrin. Më parë ajo ka pasur emrin Luçe. 

vera
(Formulari i Vera Shtjefnit)

Manisë së ndërrimit të emrit s'i ka shpëtuar as një prej anëtarëve më të vjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Emri i tij i mëparshëm ka qenë Klementin.

Mes atyre që kanë ndërruar emrat rezulton edhe ish Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Kule, rezulton se më parë quhej Theodhor Kuli ndërsa prej vitesh ai njihet dhe zyrtarisht me gjeneralitetet, Dhori Kule.

theodhori
 
Me gjeneralitetet të ndryshuara rezulton dhe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Ela Golemi, e cila më parë quhej Manurela Golemi.

ela
(Formulari i Ela Golemit)
 
Ndërkohë i dënuar me 8 vite heqje lirie rezulton Gëzim Peshkëpia anëtar i Instituti të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit, ku po ashtu rezulton se në formular ka deklaruar se ka fituar azil politik në Gjermani gjatë viteve '90.
gezim peshkopia
(Formulari i Gëzim Peshkëpisë)
 
Dënimin e tij Peshkëpia e përshkruan si Politik dhe ai rezulton se është dhënë më 30 mars 1976 me vendim nr.180. 

Kryeprokurori Adriatik Llalla në formularin e vetëdeklarimit shkruan se ka qenë emigrant sezonal në Patra të Greqisë, nga viti 1992 e deri në vitin 1993.
 
Edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka emigruar në shtetin fqinj. Sipas të dhënave në formular, rezulton se Leskaj ka qenë emigrant në Greqi për dy vite, 1991-1993.

Ndërsa kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj rezulton të ketë kryer pushime të gjata vjetore në Turqi nga viti 2009-ë deri në vitin 2013-ë.  

Një tjetër anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Denada Prifti, rezulton se jeton prej vitit 1994 në Gjermani.

Ndër zyrtarët e lartë shtetëror që rezultojnë me emra të ndryshuar janë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe kryetarët e Bashkive. Formularët me të dhënat e tyre u publikuan një javë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

ndryshuan emrat
(Krerët e institucioneve që kanë ndryshuar emrin)
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë