Krerët e Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane në Tiranë, Rama: Evropa është i vetmi plan që ne kemi! Jemi peng i bllokimit të vendeve por na duhet durim

Në Tiranë janë mbledhur sot kryetarë të Kuvendeve të vendeve, anëtare të Nismës Adriatiko Joniane. Ishte Kryeministri Rama që mbajti një fjalë hapëse.

Rama tha se edhe pse po shikohen probleme të shumta me procesin e integrimit evropian, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër, i duhet durim në këtë rrugë. Ai tha se vendi ynë ka vetëm një plan, atë të anëtarësimit në familjen evropiane.

Rama deklaroi  se, “shkalla e transformimit që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj dekade është vërtet shumë e madhe”. Në fjalën e tij në konferencën e 18-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatike- Joniane, Rama e nisi fjalën e tij me finalen e Conference League që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më datë 25 maj.

“Shqipëria është peng i një bllokimit midis fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë e nuk ka libër e përvojë e ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet, si mund të mbetesh peng i një mosmarrëveshjeje midis 2 vendeve të tjera, por ja që kështu është sic mund të thoshte Donald Trump. Na duhet mos të humbasim durimin dhe pasionin për Evropën. Evropa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë. Sepse është detyra jonë që të bëjmë sa më shume të jetë e mundur, për të arritur atje për fëmijët tanë. Për disa që janë më të mëdhenj, Evropa është një bankomat, për ne mbetet një vend paqejeje dhe sigurie. Me kokëfortësi po shtyjmë përpara, nuk mendojmë aspak të heqim dorë, nuk po mendojmë për plan B dhe C, plani A, B,C për Shqipërinë është Evropa.

Ne jemi këtu për të qëndruar, shqiptarët nuk do të shkojnë kurrkund, Shqipëria është shtëpia jonë. Na duhet të rritemi e të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin dhe të mos harrojmë se sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, në dëm të së ardhmes sonë. Krahasuar me kë ishim jemi në një vend fantastik, na duhet të bëhemi bashkë dhe të mos harrojmë se jemi të bekuar që kemi një fqinj si Italia, që na tregon se nuk ka nevojë të jesh i mërzitshëm që të jesh një vend i BE. Le ta përdorim këtë bekim, të marrim forca, ata janë atje për të na treguar që jeta është shumë e bukur edhe duke qenë në BE”, tha Kryeministri.

Kryetarja Nikolla në fjalën e saj, vlerësoi potencialet e larta zhvillimorë dhe kulturore të Rajonit Adriatiko-Jonian dhe u ndal tek procesi i integrimit në BE të pesë vendeve pjesëmarrëse të Nismës: Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë në stacione të ndryshme drejt integrimit në  BE.

“Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Megjithatë, duhet thënë se procesi i integrimit evropian perceptohet në mënyra të ndryshme. 27 vendet anëtare dhe organet e Bashkimit flasin për “procesin e zgjerimit”. Ndërkohë, vendet tona flasim për “procesin e integrimit evropian”. Termat përshkruajnë të njëjtin proces, të parë nga sponde të ndryshme. Por druaj se këto perceptime të ndryshme, i kanë shtyrë disa vende anëtare drejt vlerësimit të Ballkanit Perëndimor si një problem i shtuar i Bashkimit Evropian. Ballkani Perëndimor është një rajon me rrënjë, identitet, vlera dhe aspirata evropiane. Teknikalitetet e procesit të zgjerimit, nuk duhet të harrojmë se strategjikisht vendet tona e kanë vendin në familjen evropiane. Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Europës, janë ende larg kufijve politikë  të saj, Bashkimit Europian.  Europa do të bëhet një projekt më i bukur kur kufijtë politikë do të afrohen me kufijtë gjeografikë e kulturorë të saj. Shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur të katër vendeve anëtare të Nismës, Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Sllovenisë, dhe të  Parlamenteve të tyre për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi znj. Nikolla.

Në përfundim, Kryetarja Nikolla nënvizoi se ka ardhur koha të shqyrtojmë e vendosim për pranimin e Kosovës në këtë Nismë.  Sekretari i Përgjithshëm i Nismës së Adriatiko-Joniane z. Giovanni Castellaneta, parashtroi se konferenca zhvillohet në një moment historik të veçantë dhe vendimtar,  për shkak se lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se 70 ditë. Duke theksuar se themelet e Nismës janë të rrënjosura në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian, z. Castellaneta vlerësoi se së pari, lufta në portat e Evropës zgjoi ndërgjegjësimin e evropianëve për rolin e rëndësishëm që Bashkimi Evropian mund të luajë në politikën e jashtme dhe se ka një “boshllëk” për shkak të mungesës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

Në nismën Adriatiko Joniane i është shtuar së fundmi edhe San Marino, që bëhet kështu anëtari i 10 së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Bosnjen dhe Hercegovinën,  Maqedoninë, San Marinon, Slloveninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria kishte deri tani Presidencën, ndërsa kryesinë e radhës e merr Bosnje dhe Hercegovina. 

Konferenca XVIII e Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane u mbajt në Tiranë, në datat 5-6 maj 2022, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita NIKOLLA.

Vendet pjesëmarrëse u përfaqësuan në këtë konferencë nga: Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita NIKOLLA; Kryetarja e Delegacionit Kroat Marijana BALIÇ; Kryetari i Komisionit të Përhershëm për Çështjet e Kulturës dhe Arsimit në Parlamentin e Greqisë, z. Vasilios DIGALAKIS; Nënkryetari i Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Ettore ROSATO; Anëtari i Senatit të Republikës së Italisë, Senator Sergio PUGLIA; Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat XHAFERI; Deputetët e Parlamentit të San Marinos, Gerardo GIOVAGNOLI e Maria Katia SAVORETTI, dhe Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Igor ZORÇIÇ. 

Në përfundim të konferencës përfaqësuesit e vendeve të Nismës Adiatiko-Joniane (NAJ) miratuan një Deklaratë të përbashkët.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 06/05/2022 18:16

    Me këtë km koksi kurr BE-e nuk do ia hap deren Shqipërisë , ky ështé mjerimi shqiptatarë …!

    Përgjigju
  • Karlo: 06/05/2022 11:46

    Kemi punuar shume per te permirsuar vendin tone dita dites dhe e meritojme te hym ne BE

    Përgjigju
  • Era: 06/05/2022 11:28

    Ne vazhdojme te jemi nje vend qe duhet me patjeter te anetaresohet ne BE. Kemi punuar jashtezakonisht shume per te ndryshuar dhe per ta permiresuar si vend dhe ja kemi dale.Ka akoma nevoj per permiresime por jemi ne rrugen e duhur dhe duhet te vleresohemi dhe pse na behen disa vende pengese.

    Përgjigju
  • Irda: 06/05/2022 11:14

    Nëse vazhdojme dhe ecim perpara me hapa te tilla dhr me kete vendosmeri nga qeveria jone na presin gjera teper te bukura ????

    Përgjigju
  • Afrimi: 06/05/2022 11:13

    Me ne krye ty o Edo jam i sigurt qe do futemi ne BE

    Përgjigju
  • alfred: 06/05/2022 11:05

    Askush nuk e kupton qe ne jemi te pandalshem.ne kemi per te arrit ne ate qe duam te arrijjjm

    Përgjigju
  • REDI: 06/05/2022 11:04

    historia ka treguar se me durim kemi fituar. edhe kete here do te bejme durim dhe do ti besojme qeverise se tanishme se do t na coj drejt integrimit ne BE

    Përgjigju
    • Arbërori: 06/05/2022 18:18

      Harroje.com …!!! Rama është mik i afërt i Putinit !

  • Bylbyli: 06/05/2022 11:02

    I duruar i fituar thon. Gjithsesi mendoj qe duhet te shkeputemi nga maqedonia.

    Përgjigju
  • Irvi: 06/05/2022 11:02

    Nese do duhej te ndaheshim nga maqedonia e veriut jemi gati te ndahemi pasi jane ndjekur politika te miremendura nga qeveria Rama dhe jemi ne prag te pranimit ne BE

    Përgjigju
  • Petrit: 06/05/2022 11:00

    Mendoj qe e mira do ishte te ndaheshim nga Maqedonia e Veriut pasi kemi perparuar ne shume sektore te ekonomise dhe kemi plotesuar kushtet per te qene pjese e BE. Jemi shume afer pranimit ne BE duhet vetem pak durim????????

    Përgjigju
  • Qerim: 06/05/2022 10:57

    Ju lumte Rama per punen e shkelqyer qe po beni perpara per ta çuar Shqiperine drejt Europes!

    Përgjigju
  • Dritan: 06/05/2022 10:56

    Me ju ne krye zoti Rama jam i sigurt qe ne do hyjme ne BE por le te tregohemi te duruar deri sa te vije dita . Ke bere shume zhvillime ne vendin tone per ta merituar integrimin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë