Krerët e shtetit dëshmitarë në gjyq
kundër Frrokut, Doshit dhe Bamit

Krerët kryesorë të shtetit shqiptar do të thirren si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë, për procesin gjyqësor kundër të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.

Në listën prej 53 dëshmitarë, është dhe kreu i ri i shtetit Presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta dhe kryeministri aktual Edi Rama.

Sipas Prokurorisë këta persona do thirren për të dëshmuar lidhur me bisedat që kanë bërë me të pandehurin Tom Doshi dhe Mark Frroku, për një plan vrasje të urdhëruar nga Ilir Meta, kundër deputetit Doshi.

Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë listën e dëshmitarëve të Prokurori së Përgjithshme, ku mes tyre është dhe Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputeti Spartak Braho.

Si dëshmitar është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa drejtues të lartë policie si Artan Didi, Ardian Çipa dhe Perlat Cullhaj.

Mes dëshmitarëve do jetë dhe kunati i Sali Berishës, shtetasi Agim Rama dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Gjithashtu në listën e gjatë të dëshmitarëve të Prokurorisë është dhe Fation Skënderi dhe pronari i lokalit “Viva” në ish-bllok Ylli Xhaxhollari.

Kjo listë e paraqitur në gjykatë nga prokurori Adnand Xholi, pritet të marrë “ok” nga Gjykata e Lartë, në seancën e rradhës të 17 majit, kur kjo gjykatë do shprehet për pranimin ose jo të kërkesave të palëve të pandehura në proces. Në seancën e  djeshme, kolegji penal i gjykatës së lartë rrëzoi kërkesën e të pandehurit Bani, për tu gjykuar me procedurë të përshpejtuar.

Dreka në Durrës pas lirimit të makinës
Megjithëse i pandehuri Durim Bami gjatë fazës se hetimit ka pretenduar se me deputetin Tom Doshi nuk njihej më parë, prokuroria ka sjellë një detaj interesant, pasi sipas një videofilmimi, tre të pandehurit Doshi-Frroku dhe Bami kanë pasur njohje me parë dhe qëndronin gjatë nën shoqërinë e tyre.

Sipas prokurorisë të tre këta të pandehur kanë thurur një plan vrasjeje, me qëllimin e vetëm inicimin e një procesi hetimor kundër shtetasit Ilir Meta,që në atë periudhë drejtonte Kuvendin. Prokuroria tha se disponon një video ku të tre të pandehurit kanë qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Durrës ku kanë drekuar në një prej restoranteve.

Ndërkohë kjo drekë është ngrënë pikërisht kur Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë ndërhyrë tek drejtori i policisë Durrës, Perlat Cullhaj, për lirimin nga ambjentet e policisë Durrës të një automjeti tip “Audi” i blinduar, i bllokuar nga policia për shkak të xhamave të zinj. “Audi” ishte në përdorim të Durim Bamit, por pas ndërhyrjes së dy deputetëve ai është liruar. Pas kësaj ata janë larguar drejt restorantit.

Akuza për “Kallëzim të remë”
Doshi,Frroku dhe Bami do të përballen me drejtësinë për veprën e “kallëzimit të rremë”, pasi sipas Prokurorisë, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2014 bashkëpunuan duke krijuar prova të rreme, në mënyrë që të niste ndjekja penale kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Prokuroria tha se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për të eliminuar deputetin Tom Doshi, ashtu sikurse deputeti pohoi asokohe para autoriteteve.Prokurori Xholi i ka treguar gjykatës se në muajin Gusht 2014 ish-deputeti Mark Frroku, që tashmë ndodhet në burg, ka telefonuar deputetin Tom Doshin, duke i pohuar se kishte diçka urgjente për t’i thënë.

Doshi ndodhej në Budva me familjen e tij dhe pasi është kthyer ka mësuar prej Frrokut gjatë një kafe në “Sheraton”, se kishte zbuluar një person që ishte vrasës me pagesë dhe që kërkonte të eliminonte Tom Doshin.

Vrasja sipas Frrokut,ishte porositur nga Ilir Meta, dhe se negociator për kryerjen e këtij krimi ka qënë Fatjon Skënderi, ose siç njihet ndryshe si “Toni i Kombinatit”.

Doshi ka marrë takim me vrasësin me pagesë Durim Bami, i cili ka rezultuar se më parë ka qënë shofer i Mark Frrokut. Biseda mes Doshit dhe Bamit, është rregjistruar me zë dhe figurë, ku Bami tregon se ishte paguar nga Fatjon Skënderi me një shumë prej 500 mijë euro për ta vrarë, ndërkohë 100 mijë euro i kanë dhënë për deputetit e PD, Mhill Fufi. Në dëshmi, Bami i tregon Doshit se prapa këtij skenari fshihet Ilir Meta.
 
Biseda mes Doshit dhe Bamit, është rregjistruar me zë dhe figurë, ku Bami tregon se ishte paguar nga Fatjon Skënderi me një shumë prej 500 mijë euro për ta vrarë. Pas këtij plani qëndronte Ilir Meta.

Kjo listë e paraqitur në gjykatë nga prokurori Adnand Xholi, pritet të marrë “ok” nga gjykata e Lartë, në seancën e rradhës të 17 majit, kur kjo gjykatë do shprehet për pranimin ose jo të kërkesave të palëve të pandehura në proces.
 
Avokati i Doshit:Të vijë në gjyq Spartak Braho e Leonard Koka
Surprizë ka qënë kërkesa në Gjykatën e Lartë e avokatit mbrojtës të deputetit Tom Doshi. Sipas avokatit, në këtë process Gjyqësor duhet të vijë të dëshmojë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi ky i fundit ka qënë një nga personat që është vënë në dijeni nga klienti i tij Tom Doshi.Sipas avokatit, Llalla duhet të paraqitet si dëshmitar.

dërkohë një emër tjetër mjaft i njohur që avokati ka kërkuar të thiret në gjykatë si dëshmitar është dhe shtetasi Leonard Koka, vllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka.Sipas avokatit, ky i fundit ka pasur disa takime në Gjermani me Fation Skënderin ose “Tonin e Kombinatit”.

Po kështu avokati pretendoi se mes Lefter Kokës dhe Tom Doshit, të realizohet një ballafaqim në sallën e gjyqit. Një tjetër emër që avokati kërkoi ishte ai Spartak Brahos, i cili sipas tij është personi që ka shkuar në Gjermani të takojë Fation Skënderin me qëllim krijimin e një alibie në favor të Ilir Metës.

Avokati sqaroi para gjykatës që të meren në konsideratë dhe të vlerësohen tabulatet mes këtyre personave. Gjithashtu, avokati kërkoi që Gjykata e Lartë ti drejtohet me një letërporosi autoriteteve Gjermane, duke kërkuar pamjet filmike të Fation Skënderit, Spartak Brahos dhe Leonard Kokës, teksa janë në një aeroport të këtij shteti.
 
lista deshmitareve te gjyqi tom doshit

lista deshmitareve te gjyqi tom doshit

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump