Kreshnik Spahiu: Hapja e dyerve të partisë ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me ‘Titanikun’ e shpuar

Kreshnik Spahiu: Hapja e dyerve të partisë ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me ‘Titanikun’ e shpuar

Sali Berisha

Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.

Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelsat e parajsës dhe njerzit po presin në rradhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.

Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..

Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studentve, intelektualve, të rinjve dhe qytetarve por që i largoi të gjithë Berisha.

Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet.

Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?

Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kujsesi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.

Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:

- Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

- Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,

- Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

- Qytetet aty ishin por i fshatarizoi Berisha

- Të burgosurit aty ishin por i zëvendësoi me komunistë,

- Pronarët aty ishin por i shpronsoi Berisha.

- Intelektualët aty ishin por i largoi,

- Diplomatët perendimorë aty ishin por ju shpalli luftë Berisha.

Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:

- E mbyllur dhe izoluar

- anti-amerikane dhe anti-perendimore

- Provinciale dhe mediokre

- Jo rinore dhe e vjetëruar

Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektual, nuk u larguan vetë por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.

Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike.

Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelsave dhe dyerve hermetike me kangjellla në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin.

Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialve në oborrin e SHQUP.

Kjo është tezë shumë e konsumuar.

Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.

Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestratë kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.

Muzikantët e Saliut mund ti japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.

Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe ska marangoz që ja mbyll vrimat të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.

Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.

Këshilla që duhet dhënë pasagjerve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..

Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.

Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/05/2023 20:01

    Edhe me trishtuese eshte fakti se si ka mundesi qe shqiptaret ta votojne nje grek qe ka vra shqiptar apo nje magjup si krriqi ne Tirane dhe per me teper kur kryekrimineli sali berisha per kshilltar spécial per siguri kombetare ka zgjedhur fazlliq shkaun nje kriminel lufte ne bosnje dhe prap ka shqiptar qe duan ta shpetojne moralin e nje krimineli i rrethuar nga disa piskriminel si illir meta,noka, palloka, salianji,ai plaku matuf spaho, shehu, e deri tek b***lepirsi gazmend bardhi me shoke, pra sot kjo klike orvatet ti numéro se sa ushtareka pas veti, qe ne fait eshte turp per secilin qe pranon te jeté ne te njeten kope kriminelesh.

    Përgjigju
    • e drejta: 19/05/2023 10:52

      KOMENT SHUME I SAKTE...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?