Vetëm disa ditë pas intervistës së bujshme të Fatos Nanos në “Opinion”, avokati Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se edhe sikur të gjithë zërat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij.

Ai shtoi se pas humbjes Nano iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që të komandonte në hije nga Gjiri Lalzit.

“Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende...”, shkruan Spahiu në fund.

 

Fatos Nano në intervistën tij para 3 ditësh e cilësoi Berishën si një politikan që do konflikt, dhe se Shqipëria pa të do të ishte zhvilluar më shumë.

Nano “thumboi” ish-kryedemokratin duke thënë se ai ishte një kafshë politike por pas 21 janarit mbeti veç një kafshë.

Intervista shkaktoi një “lumë” opinionesh, mendimesh dhe polemikash në panoramën politike.