Kreshnik Spahiu: Tabaku apo kapaku?

Kreshnik Spahiu: Tabaku apo kapaku?

Jorida Tabaku

– Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar më tej, në një moment historik kur pas 30 vjetësh akuza ka arrestuar ministra.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e denoncimeve dhe faktorizojnë Bashën për një kauzë që ja vodhën tjetër kujt.

 – Me Tabakun, hapin kapakun e provave dhe i dëmtojnë ato.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e protagonizmit të LSI që denoncojë drejtpërdrejt në SPAK këtë dosje.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e akuzave, mbi “Parimin: Nëse do të dështoj një hetim, hap një komision parlamentar”

– Me Tabakun, u mbyll kapaku i akuzave ndaj Ramës, duke e nxjerr Kryeministrin transparent dhe të hapur me publikun për të dëshmuar.

– Me Tabakun, këta mbyllin kapakun e Foltores dhe protagonizmit saj opozitar, duke pushtuar mediat me surratet e grupit Basha.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun hamendësimeve se Rama nuk ndërhyn tek pushteti gjyqsor.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun e shifrës 430 milion që Jorida s’po e gjente askund.

– Me Tabakun, u mbyll kapaku i profesionistve, dhe i garantua vazhdimsia e Barbi politikës, e kukllave të preferuara nuk do i shikoni vetēm në qeveri por edhe në opozitë.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun të gjithë dhe fitojnë nga pak reklamë: Basha sot, Rama mot.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun e tyre dhe fyen inteligjencën e çdo shqiptari. Të gjithë e duan Tabakun, sepse ajo i ve kapakun. Fundja, ajo s’ka faj. 20 vjet në politikë si kukull në parlament. pa punuar asnjë ditë në jetë. Prandaj mos u habisni kur fati i opozitës ka fluturuar si balonë Tabake dhe Tauke.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 24/02/2022 06:45

    Bravo Niku. Per kuriozitet, sa leke paske bere mer jahu me Topin? Sa gjyqtare kenj rrjepur aman? Ore se mos u kerkojne leket mbrapsht tani qenu hoqen nga vettingu??? Te shkruje ndonje tjeter epo hajde por nje i korruptuar gjirizi si ky!

    Përgjigju
  • drini: 24/02/2022 00:09

    Fantastike ky koment i Kreshnikut.Keta politikane qe kemi na mbushin mendjen perdite se jane deficient ne arsyetim llogjike ne fakte dhe ne cdo gje qe ben kuptim.Mirpo ne nuk maarrim vesh ne vazhdojme ti zgjedhim.Me mungon shume Shqiperia , por kur degjoj keta politikane them mire kam bere qe kam ikur. Keta me sjellin ne vete mua te shkretin emigrant.

    Përgjigju
  • Haha: 23/02/2022 23:44

    O sa u kenaqem fiatro fiatro.

    Përgjigju
  • Ari: 23/02/2022 21:58

    Genau!!! sakte fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë