Kreshnik Tahiraj: Qëllova vellain
se donte të më shiste pronën

Kreshnik Tahiraj: Qëllova vellain<br />se donte të më shiste pronën
TIRANE - Çështja e pronës është kthyer në një mollë sherri jo vetëm jashtë familjes, por edhe brenda saj. Efektivi i komisariatit në Lushnjë Kreshnik Tahiraj, që qëlloi ditën e djeshme vëllain dhe nipin me pistoletën e shërbimit, ka thënë në polici se donin ti shisnin pronën. “Qëllova vëllain se donte të më shiste pronën” kështu është shprehur Tahiraj teksa është marrë në pyetje nga uniformat blu.

I nxehur për atë që do të ndodhte, Tahiri ka shkrepur tre herë me armën e shërbimit duke plagosur vëllain e tij Nuri dhe nipin Shpëtim Tahiraj, pasi ata kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin mbi shitjen e pronës ku pjesë e saj ishte edhe Kreshnik Tajiraj.

Në polici do të thirren edhe dy të plagosurit, të cilët janë në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën periferike të Laknasit në kryeqytet. Arrstimi i efektivit të policisë është bërë nga forcat e krimeve të rënda.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon