Rritja e rasteve ditore me COVID/ Kreu i Akademisë së Shkencave: Duhen masa më të rrepta kufizuese të paktën për 2 javë!

TIRANË- Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është i mendimit që vendi ynë duhet të shtojë masat anti-COVID, për shkak të rritjes së të infektuarve ditore. Për Gjinushin, duhet që të paktën Shqipëria zbatojë masa kufizuese më të ashpra të paktën për një periudhë 2 javore.

"Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit deri më sot, kudo, ka formën e një varg mali me dy maja: një në mes të nëntorit e një në fillim të janarit. Në shkallë globale në nëntor ishte maja më e lartë e përhapjes, ndërsa në disa vende të rajonit në U.K. dhe SHBA, si dhe tek ne, më e lartë është maja e dytë. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja nga maja e dytë. Madje Britania është më e avancuar, pavarësisht nga çka përjetoi për shkak të vsariantit të ri të virusit, dhe ky është pa tjetër një lajm pozitiv.  

Ndërsa ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e fundit e këtu bëjnë përjashtim nga rregulli. Kjo për shkak se në rajon në tërësi zbatohen kufizime e masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës dhe se edhe tri masat e mirënjohura; higjenë, distancë, mbajtje e maskës - sidomos kjo e fundit - nuk respektohen. Prandaj për të përshpejtuar uljen, është e nevojshme të riforcohen kufizimet së paku për një periudhë dy-javore", tha Gjinushi. 

Nga ana tjetër, në fjalën e tij në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja”, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se qeveria është e  përgatitur për të përballuar COVID-19, por vë theksin edhe te bashkëpunimi me qytetarët.

“Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale. Pandemitë dhe epidemitë nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e qytetarëve. Kërkohet ndarje e përgjegjësive mes qeverive, ekspertëve, mjekëve dhe qytetarëve. Edhe pse pandemi, mësimet janë mbajtur. Sa më shumë të hapemi, aq më shumë kujdes duhet të bëjmë. Kjo pandemi tregoi se globalizimi ka të mirat, por mund të kthehet edhe në kërcënim, nëse nuk marrim masa. Situata varet nga masat mbrojtëse. Jeta na është bërë për të jetuar dhe duhet bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Në sistemin shëndetësor duhet të korrigjojmë disa pjesë, që të mbrojmë shëndetin publik”, deklaroi Ruçi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat