Njoftimi i një aktiviteti ndërgjegjësues për ditën kundër homofobisë dhe transfobisë, i publikuar nga portali Historia Ime, është shoqëruar me një koment negativ dhe diskriminues nga një punonjëse e administratës publike në Bashkinë e Fierit.
 
Drejtoresha e Arsimit, Rinisë dhe Komunitetit në Bashkinë Fier i ka etiketuar personat  e komunitetit LGBT si “deformime”.
 
“Pika mu në kokë. Ne luftojmë të drejtojmë njerëzit ju merreni me deformime”, shkruan Drejtoresha e Arsimit, Rinisë dhe Komunitetit në Bashkinë Fier.
 
Faqja “Historia ime” i është përgjigjur komentit ku i shkruan se “ka ligje që e penalizojnë një drejtoreshë të arsimit të shprehet në këtë formë. Pas këtij komento, Ardiana Mile ka kërkuar ndjesë nëpërmjet një komenti por edhe hapësirën e mesazheve në redaksinë e faqes.
 
Pas komentit ajo ka kërkuar ndjesë në hapësirën e mesazheve në redaksinë e Historia Ime. 

historia ime

historia ime

historia ime
(Komenti i drejtoreshës së arsimit te faqja Historia ime)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)