Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
Sali Berisha dhe Miftar Dauti
Kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti do të vazhdojë detyrën dhe nuk do t’i ndërpritet mandati. Ai u denoncua nga Instituti i Studimeve Politike të cilët i treguan KQZ-së disa dënime të tij, të cilat i kishte fshehur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu disa verifikime të thelluara përmes Prokurorisë së Përgjithshme, por në fund arriti në konkluzionin se shkeljet e pretenduara, nuk ishin të mjaftueshme për t’i djegur mandatin. Ai kishte një dënim të vitit 1988 nga Gjykata e Beratit, për kryerjen e veprës penale të "Largimit pa leje nga vendi i internimit".
Më pas ai ishte vënë në hetim nga SPAK për falsifikim, por ndaj tij nuk rezulton dokumentacion për masë sigurimi për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Në këto kushte, KQZ vlerëson të mos ja ndërpresë mandatin, vendim i cili do të merret nesër.
Rezulton të jetë:
- gjykuar, nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendim të formës së prerë nr. 78, datë 01.07.1988, për kryerjen e veprës penale të "Largimit pa leje nga vendi i internimit", në bazë të nenit 117 e 31/b të Kodit Penal;
- në hetim, pa u regjistruar emri në cilësinë e personit nën hetim, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuader të procedimit penal nr. 138 të regjistruar me datë 06.06.2023, per veprën penale të "Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
Rezulton të jetë arrestuar me datë 1.9.1988, nga organet ligjzbatuese, dhe vuajtur dënimin me 4 muaj heqie lirie në Repartin nr. 301 Batër nga ku është liruar më 24.12.1988;
Nuk rezulton dokumentacion për masë sigurimi personal të caktuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;
Nuk rezulton të jetë lëshuar ndaj tij urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e ndonjë vepre penale;
Nuk rezulton të jetë marrë për të masa e dëbimit nga një shtet i huaj;
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51