Kreu i Burgjeve vizitë zyrtare në SHBA, diskutohet e ardhmja e sistemit të burgjeve në Shqipëri dhe modernizimi
Kreu i Burgjeve, Klevis Qose, gjatë takimit në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington D.C., ku u mbajtën edhe takime të rëndësishme për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri.
Ndër takimet kryesore ishte ai drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, dhe ekspertin William Sage.
Qose theksoi rëndësinë e projekteve të reja që synojnë rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e programeve rehabilituese dhe të riintegrimit për të dënuarit.
I shoqëruar edhe nga drejtori i Inteligjencës Korrektuese në DPB, Edlir Ajazi, ai zhvilloi një takim edhe me Errol Etting, drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve në Departamentin e Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese të Maryland-it.
Biseda u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e qasjeve moderne në fushën e inteligjencës korrektuese.
“Vizita ishte pjesë e një programi studimor të organizuar nga ICITAP, që përfshinte edhe pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Programi, i financuar nga ICITAP, përfaqëson një mbështetje të çmuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA për përmirësimin e sistemit korrektues shqiptar”, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit.
Drejtori Qose deklaroi se temat e trajtuara, si siguria, teknologjia informative, programet rehabilituese dhe menaxhimi modern i burgjeve, “janë thelbësore për të ndërtuar një sistem korrektues më efikas, të sigurt dhe human”. Qëllim është përmirësimi i standarteve dhe me parametra ndërkombëtarë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25
-
NBA/ Golden State dhe Lakers në krizë, Detroit skuadra e momentit
14 Janar, 14:43
-
Trump: Me Putin do të takohem sapo të marr detyrën! Ka vetëm një strategji për t’i dhënë fund luftës
14 Janar, 14:27
-
Zjarret në Los Angeles i shkrinë medaljet, Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.
14 Janar, 13:25
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës me 5%
14 Janar, 08:48
-
Raporti i prokurorit Jack Smith: Trump do të dënohej nëse nuk do të ishte zgjedhur president
14 Janar, 08:37
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26