Kreu i degës nr. 4 të PD: Privatizimi i partisë s’e sjell atë në pushtet! Demokratët ose duhet të jenë me Rithemelimin, ose përjashtohen si ‘Bashistë’, kjo nuk është hapje  

Kreu i degës nr. 4 të PD: Privatizimi i partisë s’e sjell atë në pushtet! Demokratët ose duhet të jenë me Rithemelimin, ose përjashtohen si ‘Bashistë’, kjo nuk është hapje  

Ervin Goxhaj

Kreu i degës nr. 4 të PD në Tiranë, Ervin Goxhaj shprehet se çarja në PD është e thellë dhe baza është e ndarë në dy pjesë. Kjo sipas tij pasi edhe bashkimi që po kërkohet aktualisht nuk po ndodh me frymën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës, por demokratët të bëhen pjesë e Rithemelimit dhe të përjashtohen të gjithë përkrahësit e Bashës. Kjo shkruan Goxhaj jo vetëm që nuk do të sjellë një parti fituese, por po tregon se  baza është e ndarë në dy pjesë dhe se privatizimi i partisë  nuk e sjell atë në pushtet.

Sipas Goxhajt që të bëhesh pjesë e zgjedhjeve nëpër struktura duhet të rikonfiromohesh si anëtar me kartën e Rithemelimit dhe  ky është shqetësimi real i demokratëve të thjeshtë, të cilët përjashtohen sikur të jenë agjentë revizionistë.

“Ndaloni masakrën sa nuk është vonë. Anës e matanë kufijve të Shqipërisë, tema më e përfolur është situata brenda partisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Njëjtë si ndeshjet e boksit, të cilat pas përfundimit ngritja e duarve nga të dy boksierët është kthyer në një protokoll thuajse zyrtar, ashtu ka ndodhur edhe në përplasjet brenda PD-së.

Kemi një kryetar i cili ka dhënë dorëheqjen, i akuzuar nga shumica e bazës si individ që nuk ka besimin e shumicës, duke premtuar kësisoj një rivitalizim të strukturave me njerëzit e përshtatshëm, larg nepotizmave tipikë. Por duket sikur këto kanë ngelur thjesht në kuadrin e një retorike politike totalisht propagandistike.

Thënë thjesht, sado që të trumbetohet se shumica është nga ana e Foltores, e vërteta është se baza është e ndarë në dy pjesë. Një që mbështet Berishën dhe tjetri Bashën. Pak rëndësi ka kush e ka shumicën. Dihet që pa u bashkuar këto dy pjesë, kurrsesi nuk mund të rrëzohet nga pushteti Edi Rama. Sfida e vërtetë nuk është kush merr PD-në, por kush e sjell në pushtet. Berisha humbi në 2013, PD-ja nën kryesimin e Bashës bashkë edhe me Berishën e simpatizantët e tij nuk arritën dot ta sillnin në pushtet. Lind natyrshëm pyetja se si mund të vijë në pushtet kur ka një "vëlla vrasje" mes palëve të njëjtit front.

Deduksioni logjik i kësaj lëvizje është privatizimi i partisë. A mundet ky privatizim, ta sjellë partinë në pushtet? JO! Ai privatizim, e rrëzoi nga pushteti dhe i humbi kredibilitetin!

Shumëkush, mund të mendojë se në Demokraci, vendos shumica, pra flasin vetë numrat.

Ajo që i duhet PD-së sot, nuk janë kalkulimet matematikore, por fryma e bashkëpunimit. Një demokraci funksionale është gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese. Ndryshe emërtohet si tirani e shumicës! Neve sot, këtë po vuajmë.

Që të bëhesh pjesë e zgjedhjeve nëpër struktura duhet të rikonfiromohesh si anëtar me kartën e Rithemelimit dhe ky shqetësim po behet edhe me i shpeshte…Pra hapja e partisë konkludon tek hapja për ithtarët e vetë dhe duke iu shmangur "disidentëve". Ky është realiteti i sotëm, pa dorashka, përjashtim i gjithë "Bashistëve" thua se këta kulakë të kohëve moderne, nuk kanë luftuar së paku për 8 vite për të rrëzuar Edi Ramën.

Mund të thuash se objektivi nuk është arritur, por siç pasqyrohet realiteti sot, kjo plasje nuk ka lindur tani, paska qenë e kamufluar.

Ky është shqetësimi real i demokratëve të thjeshtë, anëtarë me të drejta të plota, të cilët përjashtohen sikur të jenë kuislingë apo edhe agjentë revizionistë.

Këtu nuk ka më bashkim, s'mund të flitet më për të, edhe sikur Lulzim Basha të bashkohet, kjo çarje nuk mbyllet më!

Ndaloni këtë masakër sa nuk është vonë, sepse pasojat do bien mbi shkatërrimtarët!”, shkruan Goxhaj.

Regjistrimi nga gjykata e Tiranës i statutit të Berishës dhe largimi i Bashës duket se e ka përçarë edhe më shumë PD, ku të gjithë flasin për bashkimin e demokratëve por një gjë e tillë duket shumë e largët. Grupi i PD e do bashkimin pa Sali Berishën, ndërsa Rithemelimi kërkon ta rikthejë atë sërish në krye të PD. Pak ditë më parë Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike kanë mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas dorëheqjes së Luzlim Bashës. Për herë të parë mori marrë pjesë edhe Sali Berisha, megjithëse është përjashtuar nga grupi që prej 9 shtatorit, pasi është shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Enkelejd Alibeaj i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se është i paftuar dhe se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti., por Berisha i kërkoi që të “pranonte realitetin”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lon: 04/04/2022 11:38

    Ik o i mbaruar lush te llogarit ty o xhepist

    Përgjigju
  • Kala e Dodes: 03/04/2022 19:29

    Po te ishte gjalle Xhevdeti te kishte bere hasha, por meqense Tiku ska bythe rri e shaj Sali Biirishen or ti dhendruc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete